Kronika

Çështja “Doshi”, Gjykata e Lartë: Do dëshmojnë Rama, Meta, Berisha, Tahiri

Gjykata e Lartë për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të thirrur si dëshmitarë në gjyqin ndaj Tom Doshit, eksponentët më të lartë të politikës shqiptare, përfshirë kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri si dhe disa ish-drejtues të policisë së shtetit.

Ndërkohë, gjykata ka hedhur poshtë kërkesën që në gjyqin ndaj Doshit të dëshmojë edhe kryeprokurori Adriatik Llalla.

Tom Doshi, Durim Bami dhe Markj Frroku u vunë nën akuzë pas pretendimit të ish-deputetit socialist Tom Doshi se kishte një skenar për eliminimin fizik të tij nga ana e kryeparlamentarit Ilir Meta, por asnjë provë konkrete nuk u gjet nga akuza për të vërtetuar pretendimin e Doshit.

Kërkesa u pranua nga kolegji, që vendosi datën 21 qershor si seancën, kur para trupës gjyqësore do të radhiten provat shkresore të akuzës, ndërsa 49 dëshmitarët do të dëgjohen më vonë. I vetmi dëshmitar që u refuzua për tu dëgjuar është Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i kërkuar më herët nga avokatët mbrojtës. Gjykata tha se Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të dëshmojë, pasi ka kryer veprime hetimore në dosjen e bujshme 2014, që vuri në lëvizje drejtësinë pas pretendimeve se ndaj deputetit Tom Doshi ishte duke u përgatitur një plan eleminimi.

Por, pas veprimeve hetimore, Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami përfunduan të pandehur për kallzim të rremë. Sipas prokurorisë, ata bashkëpunuan me njëri-tjetrin për të krijuar prova të rreme në dëm të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Mes dëshmitarëve që do të pyeten në Gjykatën e Lartë janë Ilir Meta, Edi Rama, Monika Kryemadhi, Sali Berisha, Petrit Vasili dhe Saimir Tahiri. Ndërkohë, gjykata rezervoi të drejtën për tu shprehur në lidhje me kërkesën për të realizuar ballafaqim mes Tom Doshit dhe Saimir Tahirit, Ardian Cipës dhe Artan Didit, me arsyetimin se për këtë kërkesë do të jepet një vendim pasi të dëgjohen dëshmitë e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button