🌫️
Tiranë 13°C · Mjegull 09 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 95.42 ▲0.64%
ARI 4,731 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
₿ CRYPTO
BTC $80,853 ▲ +0.92% ETH $2,331 ▲ +1.13% XRP $1.4221 ▲ +0.65% SOL $93.3400 ▲ +1.67%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102 EUR/USD 1.1775 EUR/GBP 0.8649 EUR/CHF 0.9152 EUR/ALL 95.5204 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4017 EUR/TRY 53.4245 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.6102
09 May 2026
Breaking
Shendeti

Çfarë duhet të dimë për Hantavirusin, ndryshimet me Covid-19 – Tv Klan

Pas alarmit të ngritur nga shpërthimi i Hantavirusit në anijen turistike MV Hondius dhe shqetësimeve për përhapjen e versionit Andes, mjeku infeksionist italian Fabrizio Pregliasco ka dhënë një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, ku shpjegon çfarë janë Hantaviruset, si transmetohen dhe cilat janë dallimet kryesore me Covid-19.

Drejtori i Shkollës së Specializimit në Higjienë dhe Mjekësi Parandaluese në Universitetin Shtetëror të Milanos flet gjithashtu për rrezikun real të përhapjes, përdorimin e maskave, udhëtimet dhe masat parandaluese që duhen ndjekur.

Çfarë janë Hantaviruset?

“Hantaviruset janë viruse zoonotike, pra të transmetueshme drejtpërdrejt ose tërthorazi midis kafshëve dhe njeriut, të cilat infektojnë natyrshëm brejtësit dhe herë pas here transmetohen te njeriu. Deri më sot, mundësia e transmetimit nga një person te tjetri është dokumentuar vetëm për virusin Andes, i përhapur kryesisht në Argjentinë dhe Kili, i cili është edhe ai që ka shkaktuar shpërthimin në anijen MV Hondius.”

A është shpërthimi në anije një gjë pozitive apo negative?

“Anija strehon persona nga 23 kombësi, gjë që ka përfshirë autoritete të ndryshme shëndetësore. Për më tepër, lejon një kontroll më të lehtë të personave. Megjithatë, ‘perimetri’ i saj nuk është aq i padepërtueshëm: siç e kemi parë, disa pasagjerë zbritën kur faza evolucionare e virusit nuk ishte ende e qartë.”

Çfarë nënkupton aktivizimi i procedurave të riskut nga Ministria e Shëndetësisë?

“Synohet parandalimi i përhapjes së variantit Andes të Hantavirusit duke gjurmuar personat që kanë zbritur nga anija para se virusi të zbulohej, si dhe duke rindërtuar zinxhirin e kontakteve, përfshirë ato indirekte, si katër turistë që kaluan nga Roma dhe ndodheshin në të njëjtin fluturim me gruan që më pas ndërroi jetë. Është e rëndësishme të ketë kontroll të shpejtë, si në rast zjarri.”

Çfarë parashikon Plani Pandemik 2025–2029?

“Synon të jetë më gjithëpërfshirës, pasi përfshin më shumë patogjenë. Dokumentet e mëparshme ishin kryesisht për gripin sezonal. Nga ky këndvështrim, Covid-19 ka qenë një mësim i madh.”

A mund të përhapet më tej shpërthimi i virusit Andes?

“Po, sepse inkubacioni mund të zgjasë 6 deri në 8 javë. Disa pasagjerë mund të jenë ende në rrezik. Edhe asimptomatikët mund të transmetojnë virusin, megjithëse zakonisht kanë ngarkesë të ulët virale. Megjithatë, rreziku i një pandemie globale është i ulët: nuk jemi përballë një tjetër Covid-19.”

Cilat janë dallimet me Covid-19?

“Virusi Andes transmetohet vetëm përmes kontaktit të afërt dhe të zgjatur ose përmes thithjes së urinës, feçeve apo pështymës së brejtësve të infektuar. Ndërsa Covid-19 është shumë më ngjitës dhe përhapet përmes rrugëve të frymëmarrjes, kryesisht përmes pikëzave dhe ajrit.”

Pse Hantaviruset kanë vdekshmëri më të lartë?

“Është e vërtetë: Covid-19 kishte një shkallë më të ulët vdekshmërie. Hantaviruset kanë një vdekshmëri nga 1% deri në 15%, ndërsa varianti Andes mund të arrijë deri në 50%. Por simptomat e rënda ndihmojnë në identifikimin dhe izolimin më të shpejtë të rasteve.”

Sa të rënda janë infeksionet?

“Variojnë nga raste pa simptoma deri te simptoma të lehta si dhimbje koke, ethe, të përziera, të vjella, diarre dhe dhimbje muskujsh. Më pas ekzistojnë tre forma kryesore: ethet hemorragjike me sindromë renale (Evropë dhe Azi), nefropatia epidemike (Evropë) dhe sindroma pulmonare (Amerika).”

A ka trajtim apo vaksinë?

“Nuk ka trajtim antiviral specifik dhe as vaksinë. Trajtimi është mbështetës dhe fokusohet në monitorimin klinik. Në rast pandemie hipotetike, një vaksinë mRNA mund të zhvillohej në 10–12 muaj.”

Si mund të parandalohet përhapja?

“Duke reduktuar kontaktin me brejtësit: higjienë e mirë, larje duarsh, mbulim i rrugëve të frymëmarrjes, ruajtje ushqimi në enë të mbyllura, mbyllje e hapjeve në ndërtesa dhe shmangie e pastrimit të thatë të zonave të ndotura për të mos shpërndarë grimcat virale në ajër.”

A duhet përdorur maska?

“Jo, nuk është e nevojshme, përveç rasteve kur ndodheni në ambiente ku mund të ketë brejtës.”

Çfarë duhet të dinë udhëtarët në Amerikën e Jugut?

“Nuk ka kufizime aktuale. Rekomandohet vetëm monitorimi i informacionit zyrtar të Ministrisë së Jashtme italiane ‘Viaggiare Sicuri’ dhe shmangia e zonave me rrezik të lartë si vendgrumbullimet e mbetjeve.”

Çfarë duhet të dinë ata që kanë rezervuar kroçiere?

“Masat higjienike do të forcohen më tej. Në përgjithësi, udhëtimi me avion, traget apo tren konsiderohet i sigurt në këtë moment.”

Shkrim nga Corriere della Sera

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.