Çfarë janë dhe si funksionojnë parajsat fiskale?
Tema e parajsave fiskale është kthyer përsëri në faqe të parë të medias së shkruar dhe vizive në të gjithë botën falë skandalit Paradise Papers.Se cfarë janë parajsat fiskale është e lehtë për ta kuptuar: janë vende, shpesh nën sovranitetin e një shteti më të madh, ku taksat janë shumë të vogla ose nuk ekzistojnë dhe ligjet fiskale jane shumë kontradiktore.Por historia e parajsave fiskale është shumë e lashte sa dhe vetë historia e taksave.
Kur kanë lindur parajsat fiskale?
«Gjithmonë njerëzit më të pasur kanë kërkuar një rrugë për të mos paguar taksat.Në periudhën e fundit të perandorisë romake , të shumtë ishin ata që preferuan të bëheshin qytetare të mbretërive barbare vetëm që të largoheshin nga sistemi fiskal i Romës.Por “parajsa e parë fiskale” e botës moderne ishte Amerika.Shumë historianë njohin faktin që baballarët pelegrinë ( themelues të kolonive në Amerikën e Veriut në vitet 1600) shkuan në Botën e Re për tiu shmangur taksave të anglezeve, dhe jo vetëm per motive politike apo fetare- shpjegon Giuseppe Marino, docent i së Drejtes Fiskale në Universitetin Bocconi te Milanos, autor i botimit ” Parajsat dhe paradokset fiskale “.
Janë gjithmonë vende ku mungon dicka në krahasim me vendet e tjera.Thuajse të gjitha janë pa ushtri,por përjashtim ben Zvicra , nuk kanë as sindikata as parti përfaqësuese .Shpesh nuk kërkojnë taksa sepse nuk kanë shpenzime publike. Jane të privuara në të shumtën e rasteve nga një monedhë e tyre.
Gjeografia e parajsave fiskale
Sipas një legjende ishujt Cayman, një territor britanik në Detin e Karaibeve,e ka fituar statusin e një vendi pa taksa sepse në fund te viteve 1700 disa marinarë vendas shpëtuan nga mbytja ekuipazhet e dhjetë anijeve tregtare : mbreti George III i kompensoi për veprimin e kryer banorët e ishujve Cayman duke i premtuar atyre se nuk do ta taksonte më kurrë arkipelagun e tyre.
Por është Zvicra, më e rëndësishmja dhe më e njohura parajsë fiskale ,që nga vitet 1930 ishte “strehë e gjithckaje” falë neutralitetit të saj dhe normave mbi sekretin bankar.Pas Luftës së Dyte Botërore lindi dhe nje tjetër parajse fiskale Tangeri në Marok: kishte një sistem fiskal thuajse inekzistent dhe një liberalizëm doganor thuajse të pakufizuar.
Bejruti ( Liban) u shndërrua në një parajse fiskale pas Luftës së Parë arabo-izraelite në vitin 1848.Sot nuk është më e tillë dhe këtë rol në Lindjen e Mesme e ka marrë Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe) që është mbi të gjitha strehë fiskale e rusëve dhe të financave islamike.
Panamaja është një shembull tjetër: e ka ndërtuar zhvillimin e saj me shumë si seli e shoqërive off-shore ( të ligjshme në këtë vend por që i lejojnë të bëjnë evazion fiskal si dhe të fshehin operacione financiare që jane në kufijtë e së ligjshmes) sesa me kanalin e saj të famshëm .
Hong Kong është shnderruar në nje aksës të privilegjuar për Kinën kontinentale përsa i përket statusit të tij si ish koloni britanike.
Aktualisht duke qenë së rregullat dhe normat që rregullojnë tregjet e financës dhe bankave po ashpërsohen gjithnjë e më shume , shoqërite off-shore janë një nga mënyrat e pastrimit të parave që vijnë nga aktivitete të jashtëligjshme .
Por, si mund të luftohen kundër parajsave fiskale?
«John Kennedy ka hyrë në histori edhe për faktin që propozoi në vitin 1962 , bazuar në këshillën e ekonomistit Stanley Surrey, ligjin Controlled foreign corporations legislation, një ligj që parashikonte taksimin e të ardhurave të shoqërive të jashtme të shumëkombësheve amerikane », shpjegon profesor Marino.
«Mbetet modeli më i mirë dhe më i përshtatshëm për të luftuar qëllimin jo të rregullt të parajsave fiskale. Por janë të paktë ata që pas Kennedy, e zbatuan këtë akt.