🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 06 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $61,392 ▼ -1.48% ETH $1,585 ▼ -4.52% XRP $1.1009 ▼ -1.46% SOL $63.3300 ▼ -2.76%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088
06 Jun 2026
Breaking
Opinion

Çfarë partie po del nga protestat në Bulevard?!

Nga Ylli Pata

Alfred Cako, si “papritur” është paraqitur në seancën e sotme të protestës anti-Zvërnec, ku ka kërkuar që pjesëmarrësit të dalin hapur në një parti politike, të cilën ai e propozoi që të quhet „Partia e Bulevardit”.

Personazhi në fjalë, si dhe një sërë homologësh të tij që i kemi parë natë për natë në panelet e televizioneve në darkë, apo podkaste të reja, janë dëshmia e qartë se kemi të bëjmë jo me një lëvizje spontane. Jo me një zhvillim rastësor, por me një plan apo një varg planesh që kanë kohë që përgatiten, e që prapa tyre ka qendra të përcaktuara që mbështesin këto platforma.

Të cilët nuk kishin mundësi të jenë ndryshe veçse politike. Kemi të bëjmë me qendra gravitacionale jo lineare, që po interesohen për të pasur dorën dhe influencën e tyre në krijimin e një aktori e faktori të rëndësishëm politik në Shqipëri.

Kjo nuk është aspak një gjë e çuditshme, pasi mjaft qendra politike në Tiranë, apo edhe personazhe shumë të rëndësishme, jo vetëm 35 vitet e fundit, kanë qenë investim i rëndësishëm i qendrave gravitacionale jashtë vendit.

Dhe kështu ndodh përgjithësisht jo vetëm në vende si puna jonë që janë të vegjël, por edhe shtete të fuqishme e të mëdha. Në Itali, një fqinj i yni ku ka një njohje më të madhe prej nesh, demokristianët kanë qenë aleatë të ngushtë të amerikanët, ndërsa komunistët ishin satelitë të Moskës. Me rrëzimin e murit të Berlinit, gjërat nisën një process të ri, por qendrat e vjetra kanë ruajtur kozmosin e tyre. Jo më kot edhe Moska, apo edhe Pekini kanë aleanca fluide në disa prej forcave politike, plus SHBA-në.

Duket qartë se qendra si Ankaraja, Athina, por edhe lobe të rëndësishme politike europiane po mbështesin prej kohësh krijimin e një formacioni politik aleat. Ndërsa dy të parët synojnë të kenë lobe që të gjejnë influencën e tyre, ai europian është më shumë konvencional për të mbështetur një frymë dhe nismë të re politike.
Në këtë shtrat heterogjen, mesa duket po del apo po përpiqet të dalë forca e re politike e protestës, e cila do të ketë një proces të sajin formimi, që nuk është e thjeshtë.

Shto këtu edhe influencën e dukshme të Vetevendosjes së Albin Kurtit, i cili që prej 2018-n e ka një fiksim krijimin e një dege të tillë në Tiranë. Degë, të cilin Kurti duket se e ka dashur lineare me kontroll vertical, por gjërat nuk i erdhën sipas dëshirës. Siç u pa edhe në protestë, sinjali është që të kemi një parti të tipit të ri, formacion kontestues dhe ideologjik, të template të gatshme që vijnë nga grupacionet e majta në SHBA dhe Europë.

Një lloj Lëvizje 5 yje të përzier me pak Vetëvendosje apo patriotizëm, shto këtu edhe islamin politik. Ky lloj formacioni, duket qartë se ka një protokoll lëvizjeje apo mënyre funksionimi.

Ku në bazë është i ashtuquajturi rregull antestablishment që po shikohet në kontestimin e mediave edhe gazetarëve, edhe pse thuajse të gjithë personazhet që po dalin nga ky formacion, të gjithë janë lojtarë mediatikë, madje non sot. Thirrjet e këtyre personazve që u kanë mbirë në bark njerëzve nëpër media, për të bojkotuar mediat, edhe pse duket irracional, është një film i parë.

Të njëjtën gjë ka bërë Lëvizja 5 Yje në Itali, madje e bën edhe tani ku sulmon emra të rëndësishëm mediatic në vend. Të njëjtën gjë bën Albin Kurti, i cili edhe fushatat elektorale i bën me kauzën kundër disa gazetarëve të njohur të Kosovës.

Lëvizja 5 Yje e nisi kauzën e vet për të ardhur në pushtet kundër TAP-it, duke ngritur alarmin se do të prishen plazhet e famshme të Puglia-s.

Por kur erdhi në pushtet, Luigi Di Maio, numri dy i lëvizjes atëherë dhe ministër i Jashtëm, mbrojti fort TAP, si zgjidhje që furnizon Europën me gaz që nuk vjen nga Rusia.

Kontestimi, do të jetë një shtrat i gjatë, duke u nisur tek antiestablishmenti, si dhe kauza të lidhura me influencën si çështja anti-izraelite apo të lidhura me ta. Ndërkaq, në lidhje me idenë e planit apo vizionit të tyre zhvillimor, gjasat janë që duhet pritur të kalojë faza e pare./ TemA

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.