☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.21 ▼0.84%
ARI 4,164 ▼1.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $62,865 ▼ -1.83% ETH $1,701 ▼ -2.04% XRP $1.1386 ▼ -3.06% SOL $69.1600 ▼ -3%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.21 ▼0.84 % ARI 4,164 ▼1.94 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.21 ▼0.84 % ARI 4,164 ▼1.94 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Opinion

Çfarë tregojnë thirrjet që Koçeku duhet të dorëzojë mandatin?

Nga THOMA GËLLÇI

Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe vendimi i saj për të vazhduar si deputete e pavarur ka shkaktuar reagime të shumta. Brenda Partisë Socialiste u dëgjuan menjëherë zëra që thanë se mandati nuk i përket asaj, por partisë, prandaj ajo duhet ta dorëzojë atë. Argumenti është i thjeshtë: ajo u zgjodh me votat e Partisë Socialiste dhe falë vendimit të Edi Ramës për ta vendosur në krye të listës në qarkun e Shkodrës.

Në fakt, kjo është e vërtetë. Askush nuk mund ta mohojë se Koçeku nuk do të ishte deputete po të mos ishte vendosur në atë pozicion. Ajo nuk erdhi në Parlament si rezultat i një gare të hapur me votuesit, por si rezultat i një vendimi personal të Edi Ramës. Nga ana tjetër, askush nuk mund të thotë me siguri nëse Partia Socialiste i bëri një nder Koçekut apo nëse Koçeku i solli vota Partisë Socialiste. Edi Rama, kur e vendosi të parën në listë, sigurisht nuk e bëri për të humbur vota, por sepse mendonte se do të fitonte.

Por ky nuk është problemi kryesor.

Problemi është se gjatë gjithë këtij debati mungon krejtësisht një aktor: qytetari.

Në diskutime flitet vetëm për borxhin që deputetja mund t’i ketë partisë ose për borxhin që partia mund t’i ketë deputetes. Por askush nuk flet për marrëdhënien e deputetit me zgjedhësin. Arsyeja është e thjeshtë: në sistemin tonë zgjedhor kjo marrëdhënie nuk ekziston.

Qytetarët nuk zgjodhën Koçekun. Ata votuan, as që e dinë se kush është deputeti i tyre. Se kush do të hynte në Parlament, këtë e vendosën kryetarët e partive.

Për këtë arsye, largimi i një deputeteje nga një grup parlamentar nuk i merr popullit asgjë dhe nuk i shton asgjë. Populli nuk humbi përfaqësuesin e vet, sepse në shumicën dërrmuese të rasteve nuk e ka pasur kurrë atë.

Le ta themi troç: me shumë pak përjashtime, deputetët në Parlamentin e Shqipërisë nuk janë përfaqësues të qytetarëve. Ata janë përfaqësues të kryetarëve të partive që i futën në listë. Asnjë ndryshim nuk ka Koçeku, që iku nga grupi, nga Iris Luarasi, që është pjesë besnike e grupit, ose nga dhjetëra deputetë të tjerë. As njëra dhe as tjetra nuk përfaqësojnë askënd, sepse askush nuk i ka votuar. Rasti është i ndryshëm vetëm në emër. Thelbi është i njëjtë. I njëjti shembull mund të merrej për më tepër se 95 për qind të Parlamentit.

Kjo është pasoja më e dukshme e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008. Ato e kthyen listën e kandidatëve në pronë të kryetarëve të partive dhe ia hoqën qytetarit të drejtën reale për të zgjedhur përfaqësuesin e vet. Teorikisht Shqipëria mbeti një demokraci pluraliste. Praktikisht, Shqipëria është një monarki kolektive kushtetuese, e ngjashme me vendet arabe, ku parlamentarët nuk janë veçse të emëruarit e sundimtarit. Në rastin e Shqipërisë, Parlamenti afrohet më tepër me Këshillin Ekzekutiv të Emirateve të Bashkuara Arabe, sepse anëtarët e këshillit caktohen nga disa sundimtarë. Në rastin e Emirateve të Bashkuara nga emirët e emirateve dhe, në rastin e Shqipërisë, nga kryetarët e ca organizimeve që quhen parti, por që në fakt nuk janë të tilla.

Prandaj debati nëse Koçeku duhet ta mbajë apo ta dorëzojë mandatin është debati më i kotë i mundshëm.

Edhe pa largimin e neomalesores nga rreshti i kartonave të Partisë Socialiste, sheshet dhe rrugët e Tiranës tashmë po e tregojnë qartë mospajtimin me këtë sistem monarkik gjoja demokratik, duke artikuluar perhere e me fort nevojën për krijimin e një Shqipërie të re,  me një sistem politik ku fuqia e qeverisjes dhe përfaqësimi në Parlament t’i kthehet popullit.

Zemërimi i qytetarëve dhe thirrjet për një Shqipëri të re e kanë bërë të qartë tashmë se Shqipëria nuk mund të shkojë në zgjedhjet e radhës, kurdoqoftë të mbahen ato, me këtë ligj zgjedhor . Sa më shpejt që këtë ta kuptojë politika e sotme, pavarësisht vjetërsisë së saj, aq më mirë do të jetë në radhë të parë për të.

Prandaj thirrja më e saktë nuk eshte për Koçekun që ta dorëzojë mandatin. Një Shqipëri tjetër, jashtë studiove televizive dhe regjive partiake, diskutimi është përtej Koçekut: 140 të ashtuquajturit deputetë të tanishëm duhet ta dorëzojnë mandatin sepse e mbajne ate ne menyre krejt te padrejte.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.