🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,698 ▼0.76%
DOW 52,768 ▼0.17%
NASDAQ 26,331 ▼1.39%
NAFTA 99.10 ▲2.01%
ARI 4,073 ▼1.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,808 ▼ -2.3% ETH $2,411 ▼ -2.39% XRP $1.3279 ▼ -2.08% SOL $105.1500 ▼ -1.31%
S&P 500 7,698 ▼0.76 % DOW 52,768 ▼0.17 % NASDAQ 26,331 ▼1.39 % NAFTA 99.10 ▲2.01 % ARI 4,073 ▼1.86 % S&P 500 7,698 ▼0.76 % DOW 52,768 ▼0.17 % NASDAQ 26,331 ▼1.39 % NAFTA 99.10 ▲2.01 % ARI 4,073 ▼1.86 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Cfare vlere kane firmat e miratimit ne parim te ministrit te ekonomise per djegesat

Nga Irena Beqiraj

Në vitin 2013, meqë Ministër i Financave u vu një burokrat i kujdesshëm si Profesor Shkëlqim Cani, për herë të parë vendimmarrja për investimet publike ku futeshin edhe koncensionet ose çdo vendim që lidhej me llogarinë e shpenzimeve kapitale iu hoq Ministrit së Financave dhe iu kalua me Vendim të Këshillit të Ministrave Ministrit të Ekonomisë, Ahmetajt.

Pra, për herë të parë Ministri i Financave kujdesej për tavanet buxhetore të çdo ministrie, për mbarëvajtjen e buxhetit, por lista e investimeve, ku e si do të investohej miratohej nga Ministri i Ekonomisë. Pra atij iu dhanë të gjitha kompetencat e Ministrit të Financave dhe ai shërbente si personi autorizues i investimeve publike. Domethënë një ” JO” e tija e hiqte përfundimisht një projekt nga lista e investimeve, sikundër një “PO” e tijë e bënte atë pjesë të investimeve të buxhetit të shtetit. Ministri i Financave në këto kushte kujdesej që cdo projekt tē ishte brenda tavanëve buxhetorë afatmesmë edhe të mos krijonte risqe shtesë në buxhet .
Kompetencat e miratimit te listës së investimeve u kthyen aty ku duhej të ishin, pra tek Ministri i Financave në Shkurt të vitit 2016 kur hoqën Profesor Shkëlqim Canin, dhe në krye të ministrise erdhi “punëmbaruari” Ahmetaj! Pra ato ishin eskluzivitet vetem i Ahmetajt.
Madje në Ministrinë e Financave në vitin 2016, ngaqë shpenzimet kapitale ose investimet lëviznin bashkë me Benin megjithëse nuk realizoheshin, filluam edhe të kendonim:
“Ky ministër merr me vete
investimet kudo shkon,
kanë tre vjet që s’realizohen,
por prapë Beni menaxhon!”
Cfarë vlere ka miratimi në parim kur ministri i ekonomisë ka pasur kompetenca te plota edhe ku pa miratimin e tij keto projekte nuk do ishin kurrë në asnjë listë nuk do shumë njohuri juridike për tu kuptuar . Vetëm ndonjë analist i gjithëditur mund të ngatërohet !

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.