☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,741 ▲0.24%
DOW 52,531 ▲0.29%
NASDAQ 26,494 ▲0.06%
NAFTA 102.96 ▲3.06%
ARI 4,056 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,510 ▼ -0.15% ETH $2,333 ▼ -0.75% XRP $1.3131 ▼ -0.69% SOL $101.1000 ▲ +0.04%
S&P 500 7,741 ▲0.24 % DOW 52,531 ▲0.29 % NASDAQ 26,494 ▲0.06 % NAFTA 102.96 ▲3.06 % ARI 4,056 ▼0.45 % S&P 500 7,741 ▲0.24 % DOW 52,531 ▲0.29 % NASDAQ 26,494 ▲0.06 % NAFTA 102.96 ▲3.06 % ARI 4,056 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Çifti italian me mbi 72 mijë ndjekës rendit 8 vendet që duhen vizituar në Shqipëri

Pushimet në Shqipëri nuk po tërheqin vetëm qytetarët italianë, por edhe blogerët e turizmit të cilët po promovojnë Shqipërinë turistike.
Vetëm në më pak se një minutë, dy aventurierët nga Italia, zbulojnë perlat natyrore të Shqipërisë. Kaq mjafton për t’u parë nga mijëra ndjekës të tyre në Instagram dhe për të marrë një ngacmim që të vijnë për t’i prekur vetë nga afër këto bukuri.

“Due Zaini in Viaggio” më këtë emër në Instagram, dy blogerët Noemi Santuçi dhe Lorenzo Çenaki, zbulojnë dhe sugjerojnë për të vizituar me patjetër 8 destinacione në Shqipëri.

Ata sugjerojnë fillimisht Thethin, me Alpet e bukura dhe ujëvarën e njohur. Për të kaluar jo shumë larg, por në Shkodër, në syrin e Sheganit. Një mrekulli natyrore, siç thonë.

Destinacioni i tretë është Tirana, me bunkerët që rrëfejnë historinë e diktaturës. Pas Tiranës, radhën e ka Riviera e Jugut, konkretisht plazhi i Porto Palermos, me ujërat e kristaltë dhe me kalanë e bukur të Porto Palermos.

Dy blogerët kanë vizituar më tej Sarandën aty ku sugjerojnë ‘Syrin e Kaltër’, një monument të natyrës.  Por nuk mund të largohesh dot nga Shqipëria pa parë qytetin muze të Unesco-s, Gjirokastrën, me shtëpitë karakteristike unikale, thonë ata.

Radhën e ka Përmeti, me banjat termale, dhe në fund sugjerimi mbyllet me Ksamilin që është konsideruar si një “Maldive e Europës”.

E në fund, kjo video e shkurtër, por që përmbledh destinacionet kryesore të Shqipërisë, mbyllet me një pyetje ndaj 72 mijë ndjekësve: Ju kë do të vizitoni?

1 Koment

  • SEO Guy 16 Gusht 2023, 03:40

    Bravo Shqiperia.Me ne fund te huajt po binden qe Shqiperia eshte nje bend me te vertete per tu vizituar

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.