roze

Çifti Smith më të dashuruar se kurrë

Ata janë martuar prej 17 vjetësh dhe ende dashurohen marrëzisht. Jada Pinkett Smith u shfaq publikisht të dielën teksa përqafonte bashkëshortin e saj Will, teksa prisnin makinën e tyre jashtë një restoranti në Malibu.

Çifti i njohur i Hollivudit kanë kaluar një drekë me miqtë e tyre teksa shfaqen të lumtur dhe të pashqetësuar për të shfaqur në publik dashurinë e tyre.

Çifti është takuar në 1995, kur aktorja merrte pjesë në audicionet për rolin e të dashurës së Will, “The Fresh Prince of Bel-Air”. Ai ishte një rol shumë i shkurtër, por lindi një romancë e gjatë në jetën reale.

Ata u martuan në 1997, në një festë sekrete të vitit të ri në një ceremoni në Baltimore. Për vite me radhë është folur se çifti është ndarë por ata shfaqen më të lumtur se kurrë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button