🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,607 ▼ -1.29% ETH $2,364 ▼ -1.5% XRP $1.2802 ▼ -3.02% SOL $101.3700 ▼ -3%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Opinion

Cilët janë maskarenjtë pas maskave?

Nga LUTFI DERVISHI

Ministri i Brendshëm tha sot se teknologjia po e ndihmon policinë të identifikojë fytyrat e personave të maskuar.

Kjo është një mrekulli teknologjike!

Një sugjerim modest: meqë teknologjia qenka kaq e përparuar, të mos kufizohet vetëm te protestuesit.

Le ta përdorin edhe për të identifikuar:
1. Personat e maskuar që dolën me hunj nga selia e PS-së. Teknologjia mund të na ndihmojë të kuptojmë kush ishin dhe çfarë pune kishin aty.

2. Personat e maskuar që, sipas denoncimeve, shkuan të terrorizonin studentët në Qytetin Studenti. Të zbulohet jo vetëm kush ishin, por edhe kush i dërgoi. Të nesërmen aty u shfaq zv/Kryeministrja me një mesazh shumë interesant.

3. Personat e maskuar që thyen xhamat e disa bankave. Të identifikohen autorët, jo të fajësohen në bllok protestuesit.

4. ⁠Personat e maskuar që dëmtuan biznese private. Të identifikohen dhe të përgjigjen individualisht për dëmet.

5. Personat e maskuar që ushtruan dhunë ndaj protestuesve. Nëse teknologjia njeh fytyrat nën maskë, me siguri njeh edhe fytyrat nën skafandër.

6. ⁠Personat me fytyrë të mbuluar që, sipas raportimeve, dolën nga Ministria e Brendshme dhe kaluan mes policëve. Të sqarohet kush ishin dhe përse ndodheshin aty.

7. Personat pa uniformë dhe pa shenja identifikuese që shoqëruan me forcë protestues. Të zbulohet identiteti i tyre dhe kush i kishte autorizuar.

8. ⁠Policët që goditën persona të ndaluar, edhe kur këta nuk bënin rezistencë. Këtu teknologjia e ka punën më të lehtë: fytyrat, uniformat dhe kolegët janë të regjistruar.

Dhe një sugjerim të fundit:
Teknologjia që zbulon fytyrat është një arritje e madhe, por teknologjia që zbulon kush jep urdhrat do të ishte një revolucion! Dhe këto ndoshta ka pak punë prokuroria!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.