Ekonomia

Çmimet e energjisë nuk ndryshojnë deri në qershor 2016

Çmimet e energjisë për familjarët dhe biznesin nuk do të ndryshojnë të paktën deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Përmes një mbledhje pa praninë e mediave Enti Rregullator i Energjisë elektrike ka vendosur të mbajë tarifat ekzistuese të energjisë për të gjitha kategoritë e konsumatorëve të paktën edhe për gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Tariofat aktuale të energjisë janë miratuar në dhjetor të vitit të kaluar dhe hyn në fuqi në një janar të këtij viti. Sipas këtyre tarifave, cmimi për konsumatorët familjarë është 9.5 lekë për kilovat orë, ndërsa për bizneset ai varion nga 7.1 deri në 12.65 lekë për kilovat orë, në varësi të llojit të biznesit por edhe tensionit në të cilin është lidhur.

Vitet e mëparshme enti zakonisht i ka miratuar çmimet për periudha një vjeçare. Por këtë herë institucioni që ,mbikqyr dhe rreegullon tregun e energjisë ka preferuar që ti miratojë ato për një periudhë gjashtëmujore. Burime nga ky institucion thanë për top channel se ky vendim është i lidhur me zhvillimet financiare në tregun energjetik. Sipas tyre enti ka kërkuar të marrë më shumë kohë për të studiuar me më hollësi të ardhurat e kompanive.

Si rezultat i aksionit për uljen e vjedhjeve të energjisë, por edhe rritjes së cmimeve për një sërë konsumatorësh të ardhurat e OSHEE por edhe kompanive të tjera të sisteimit kanë shënuar rritje të fortë. Sipas të dhënave zyrtare, në 11 muajt e parë të këtij viti, Operatori i shpërndarjes arkëtoi shifrën rekord prej 435 milionë eurosh ose 120 milionë euro më shumë se sa e njëta periudhë e një viti më parë.

Të ardhurat që arkëtojnë kompanitë janë një nga faktorët kryesorë në përcaktimin e çmimit që paguajnë konsumatorët si biznesi ashtu dhe familjet. Në kushte normale rritja e arkëtimeve nga kompanitë energjetikë duhet të bënte presion për uljen e çmimeve. Por burime nga Enti thonë se përpara një vendimi për të ndryshuar çmimet duhet të analizojë se cila pjesë e rritjes së të ardhurave vjen nga faturat korente dhe cila pjesë nga borxhet e prapambetura.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button