☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,393 ▼ -0.67% ETH $1,995 ▼ -1.27% XRP $1.3231 ▼ -1.69% SOL $81.5700 ▼ -2.1%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Politika

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shkroi në rrjetet sociale se rritja e çmimit të naftës deri në 218 lekë për litër nuk mund të justifikohet vetëm me faktorë të jashtëm si lufta, por sipas saj është pasojë e mungesës së përgjegjësisë nga ana e qeverisë.

Sipas saj, çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50% në një periudhë të shkurtër, duke rënduar më tej situatën ekonomike.

Postimi i Xhixhos:

Qeveria po pasurohet në këtë krizë, ndërkohë qytetarët po varfërohen. Kjo është e vërteta! Një kryeministër që lejon rritjen e çmimit të naftës në 218 lekë për litër dhe më pas del e u thotë shqiptarëve që kjo është pasojë e luftës është një kryeministër që ka hequr dorë nga përgjegjësia.

Në vend që të dalë para qytetarëve për të njoftuar masa konkrete në mbështetje të tyre, bën propagandë boshe. Efekti zinxhir po godet çdo familje shqiptare: çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50% brenda pak ditësh dhe mund të rriten edhe më tej.

Justifikimi me “ekonominë e tregut” , por e vërteta është se kjo nuk është më ekonomi tregu. Kjo është një ekonomi e deformuar nga taksat e larta, mungesa e konkurrencës dhe një sistem klientelist që nuk i shërben qytetarëve.

60% e çmimit të naftës janë taksa. Zgjidhja është vetëm ULJA e TAKSAVE që do të ulë çmimin e naftës dhe rrjedhimisht edhe të mallrave dhe shërbimeve. Boll më me propagandë, por ul taksat dhe merr masa me paketa mbështetëse për qytetarët siç kanë bërë vendet e rajonit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.