Çmimet Emmy, triumfojnë prodhimet gjermane dhe britanike
Ceremonia e ndarjes së çmimeve International Emmy Awards u mbajt si dhe më parë e hotelin “Hilton” të Nju Jorkut. Por këtë herë ajo erdhi vetëm pak javë pas zgjedhjeve presidenciale dhe fitores befasuese të Donald Trumpit, të cilën manjati, e kremtoi pikërisht në të njëjtin hotel. Shumë prej të ftuarve nuk u shpëtoi një detaj i tillë.
“Në rast se nuk e dinit, e ndiej si detyrim moral t’ju informoj se në datën 8 nëntor, ky holl u kthye në vendin e njërit prej momenteve më të errëta, më negative dhe absolutisht shkatërruese në historinë e këtij vendi. Për këtë arsye, mbrëmja e sotme nuk shërben vetëm për të ofruar çmime ekselence, por edhe për t’u shkëputur nga energjia negative dhe fanatizmi”, tha Alan Cumming, aktor.
Produksionet gjermane e ato britanike mbizotëruan mbrëmjen me nga tre Emmy secili. Gjermanët çuan në shtëpi trofetë e aktores më të mirë, dokumentarit dhe dramës më të mirë, ndërsa anglezët rrëmbyen çmimin e aktorit më të mirë, komedisë dhe filmit më të mirë televiziv.
Në kategorinë e telenovelave, i pathyeshëm rezultoi Brazili, ndërsa në artin e programimit, Japonia. Ceremonia e çmimeve EMMY nderon arritjet më të mira në industrinë e televizionit, ndërsa këtë vit akademia kishte ndarë dhe dy çmime speciale: njeri ishte për shefen ekzekutive të “Danish Broadcasting Corporation”, Maria Ronn dhe tjetri i shkoi producentes ekzekutive të “Grey’s Anatomy”, Shonda Rhimes.