🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,813 ▼0.17%
DOW 47,910 ▼0.57%
NASDAQ 22,868 ▲0.2%
NAFTA 97.98 ▲0.11%
ARI 4,784 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,985 ▲ +1.32% ETH $2,244 ▲ +1.48% XRP $1.3538 ▼ -0.04% SOL $84.7600 ▲ +0.56%
S&P 500 6,813 ▼0.17 % DOW 47,910 ▼0.57 % NASDAQ 22,868 ▲0.2 % NAFTA 97.98 ▲0.11 % ARI 4,784 ▼0.7 % S&P 500 6,813 ▼0.17 % DOW 47,910 ▼0.57 % NASDAQ 22,868 ▲0.2 % NAFTA 97.98 ▲0.11 % ARI 4,784 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Çmimi i energjisë: ERE nis shqyrtimin e kërkesave të kompanive publike OSHEE, KESH, OST

Operacioni-i-Policise-hajdutet-energjise2-301x200Nga data 1 janar 2015, heqja e fashës 300 kwh/muaj pritet të ndryshojë çmimin e energjisë, që sot është 7.7 lek/kwh, por se sa do të jetë ky ndryshim, i mbetet vendimit që duhet të merret brenda muajit dhjetor nga Enti Rrregullator i Energjisë (ERE).
ERE ka nisur sot seancat dëgjimore me OSHEE, (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë). Kjo kompani ka kërkuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike ndaj konsumatorëve familjarë me 5 lek/kwh, pra nga 7 lek/kwh që është sot, kërkon që çmimi të jetë në 12 lek/kwh.
KESH ka depozituar kërkesën pranë ERE-s duke kërkuar që çmimi të rritet nga 2.2 lekë/kwh, në 3.4 lekë/kwh për energjinë e shitur tek OSHEE.
Ndërsa OST (Operatori i Transmetimit të Energjisë) nga 0,65 lek/kwh që trasmeton sot energjinë në transmetim, kërkon të bëhet 0,71 lek/kwh, dhe kjo tarifë që i faturohet OSHEE-së.
Financat synojnë çmim mesatar 10.6 lek/kwh/muaj nga 1 janari 2015, duke përfshirë çmimin aktual 7.7 lekë për konsum nën 300 kwh/muaj dhe 13.5 lek/kwh/muaj mbi 300 kwh, me një çmim të përbashkët për gjithë konsumatorët, pavarësisht sa konsumojnë në muaj energji.
Tregu i energjisë në shitje dhe blerje ka akumuluar një zinxhir detyrimesh në vlerën 1 miliardë usd, ndaj pritet që ERE të vendosë ndryshimin në çmimin aktual.
Me ndryshimet në projektligjin e ri “Për energjinë” që pritet të miratohet brenda muajit dhjetor dhe do të hyjë në fuqi në 1 janar 2015, thellimi i lieralizimit të tregut pritet që të sjellë ndryshime nga viti 2016 në çmim, por më parë duhet që ERE me ristrukturimin e tarifave mes operatorëve të kërkojë eleminimin e efektit zinxhir të borxheve mes tyre.
Deputeti i Partisë Socialiste dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, Erjon Braçe konsideron se kërkesat e OSHEE, KESH dhe OST për rritjen e çmimit të energjisë, janë të pajustifikuara. Braçe ka kërkuar që Enti Rregullator i Energjisë të marrë përgjegjësinë që të mos lejojë që keqmenaxhimi në sistem të bëhet argument për tarifat e reja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.