Çmimi i naftës vazhdon të bjerë, sauditët refuzojnë të ulin prodhimin
Në prag të takimit të vendeve të OPEK-ut, çmimi i naftës ka pësuar një tjetër rënie, më e madhja në katër vjet. Nga java e shkuar, sasia e naftës amerikane në treg është rritur në 1,9 milionë fuçi sipas administrates amerikane të informimit të energjisë.
Pas publikimit te te dhenave te saj, nafta Brent ra me 58 cent, duke arritur ne 77.75 dollare per fuçi.
Tkurrja e çmimit erdhi pas sinjalizimeve te Arabise Saudite se nuk do te këmbëngulë në reduktimin e prodhimit per te ndihmuar mbajtjen e çmimit ne nivele te larta. Nafta bruto amerikane, me mbylljen e bursave te merkuren shenoi renie kuotimi me 40 cent, duke fiksuar çmimin ne 73,69 dollare per fuçi.
Bumi i naftes amerikane te prodhuar prej burimeve argjilore po mbjell shqetesim per situaten e vendeve prodhuese. OPEK-u eshte i perçare sa i takon menyres sesi duhet te reagoje ne kete situate. Venezuela dhe Iraku kerkojne ulje te prodhimit, ndersa Arabia Saudite, prodhuesja me e madhe e kartelit 12 anetaresh dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndajne bindjen se tregu do te arrije te vetestabilizohet.
“Nuk do te na zere paniku; kjo nuk eshte hera e pare qe ndodh, nuk eshte e para krize qe mbjell shqetesim. I kemi pare çmimet te mberrijne nivele edhe me te uleta se kaq. Ne nuk jemi te interesuar ne zgjidhjet afatshkurtra, sepse e dime qe nuk zgjasin”, tha Mohammed al Mazroui.
Në media, ka spekullime te medha se OPEK-u do te njoftoje uljen e pare te prodhimit qe prej 2009-tes ne perpjekje per te ruajtur çmimin aktual te naftes. Kunder nje levizje te tille shprehet edhe Rusia, e cila nuk eshte pjesetare e kartelit por prodhon 11% te naftes ne rang global. Pas nje takimi me perfaqesuesit e Arabise Saudite, Venezueles dhe Meksikes, ministri rus i energjise Alexander Novak deklaroi se kompanite energjetike te vendit te tij do te vazhdojne te ofrojne pothuajse te njejten sasi nafte qe kane prodhuar ne 2014-en.