☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 99.36 ▲5.24%
ARI 4,770 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,304 ▼ -0.33% ETH $2,191 ▼ -2.37% XRP $1.3341 ▼ -3.51% SOL $82.4900 ▼ -2.56%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.36 ▲5.24 % ARI 4,770 ▼0.15 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.36 ▲5.24 % ARI 4,770 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

Çollaku: Kemi përmbushur kriteret për heqjen e vizave

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, theksoi sot gjatë një takimi me ambasadoren e re të Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviç, se aktualisht ndodhemi në periudhën vendimtare dhe presim liberalizimin e vizave.

Gjatë takimit ministri Çollaku e njohu ambasadoren kroate për zhvillimet e rëndësishme të ndërlidhura me axhendën evropiane të vendit e sidomos për punën e bërë në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Institucionet tona kanë përmbushur kriteret e caktuara për heqjen e vizave. Kemi punuar shumë në këtë proces dhe kemi arritur të bëjmë reforma të mëdha në kuadër të këtij procesi. Aktualisht ndodhemi në periudhën vendimtare dhe presim një vlerësim të merituar, që do t’i mundësonte qytetarëve tanë të udhëtojnë pa viza gjatë këtij viti në shtetet e zonës Schengen”, theksoi Çollaku.

Sipas një komunikate të MIE-së, Çollaku bisedoi me ambasadoren e Republikës së Kroacisë edhe për përgatitjet që po bënë Kosova për implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit duke theksuar se ekspertiza e Kroacisë në këtë pikë do të vazhdojë të jetë e mirëseardhur për institucionet e Kosovës.

Ambasadorja Kapitanoviç, rikonfirmoi përkrahjen e Kroacisë për integrimin e Kosovës drejt BE-së e posaçërisht procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë.

Po ashtu, ajo theksoi se Kroacia do ta ndihmojë Kosovën edhe gjatë periudhës së zbatimit të MSA-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.