☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $76,668 ▼ -0.86% ETH $2,472 ▼ -2.45% XRP $1.3408 ▼ -2.4% SOL $99.6000 ▼ -2.52%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Sporti

Irani këmbëngul: Në Meksikë, ose jashtë Botërorit! A mund të ripeshkohet Italia?

Ministri i Sportit, Ahmad Donyamali, ka theksuar se kombëtarja aziatike nuk do ta luajë Kupën e Botës në SHBA. Italia është kombëtarja me koeficientin më të lartë nga të përjashtuarat.

“Ripeshkim? Vështirë të ripeshkohet një skuadër europiane dhe nuk e uroj këtë gjë”, – ka thënë ministri i sportit në Itali, Abodi, në lidhje me mundësitë që Italia të shkojë në Botërorin e verës.

Tema është aktuale dhe nxitet më shumë nga fjalët e ministrit të sportit iranian, Ahmad Donyamali. Për agjencinë turke “Anadolu” ai u shpreh i vendosur për faktin që Irani të mos i luajë ndeshjet e Kupës së Botës në SHBA, sipas kalendarit të përcaktuar, por në Meksikë.

“Kërkesa për spostimin e ndeshjeve tona në Meksikë është ende në fuqi, – ka shpjeguar Donyamali, – por nuk kemi marrë ende përgjigje. Do ta mbajmë skuadrën gati për Kupën e Botës, vendimi përfundimtar i takon qeverisë sonë. Deklaratat e Trump janë shumë kontradiktore dhe inkoherente. Sipas normativës së FIFA-s, siguria duhet të garantohet nga vendi organizator.

Botërori nis së shpejti dhe kjo garanci mungon. Në këto rrethana, mundësia që Irani të marrë pjesë në Kupën e Botës në SHBA, është shumë e vogël. Nëse vjen garancia e nevojshme për sigurinë, qeveria jonë do të vendosë për pjesëmarrjen ose jo të Iranit në Botëror”.

Donald Trump, pas sinjaleve të Iranit për bojkot të Kupës së Botës, u përgjigj në mënyrë enigmatike: “Irani është i mirëpritur në Botëror, por nuk besoj se është e përshtatshme të marrë pjesë, për sigurinë e tyre dhe jetën”.

Federata iraniane i ka kërkuar prej kohësh FIFA-s një ndryshim të kalendarit, sopostimin e ndeshjeve në Meksikë, por nuk ka pasur ndonjë reagim pozitiv në këtë drejtim, mbi të gjitha për çështje organizative dhe logjistike. Duke parë zgjidhjen ende larg të konfliktit, hipoteza e mungesës së Iranit bëhet gjithmonë e më konkrete.

Çfarë ndodh në këtë rast? Rregullorja nuk është shumë e qartë dhe gjithçka është e mundur, edhe ripeshkimi i Italisë. Kombëtarja “axurre” duket në “pole position” për të zëvendësuar Iranin në rast mungese, pasi ka koeficientin më të lartë mes skuadrave që kanë mbetur jashtë.

Tërheqja e Iranit është një opsion konkret në tavolinën e FIFA-s dhe natyra e hapur e pikës 6.7 të rregullores lë hapësirë për zgjidhje të ndryshme, edhe për ripeshkimin e Italisë.

The post Irani këmbëngul: Në Meksikë, ose jashtë Botërorit! A mund të ripeshkohet Italia? appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.