Kosova

Çollaku në Vjenë flet për pozitën e Kosovës në procesin integrues

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku po merr pjesë në konferencën dedikuar 200-vjetorit të Kongresit të Vjenës që sivjet i është dedikuar marrëdhënieve në mes të BE-së dhe Evropës Juglindore.

ccedil-ollaku-n-euml-vjen-euml-flet-p-euml-r-pozit-euml-n-e-kosov-euml-s-n-euml-procesin-integrues_hdMinistri Çollaku ka prezantuar pozitën e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe rolin që e luan në normalizimin e gjithëmbarshëm të situatës politike dhe ekonomike.

Në këtë panel, Çollaku ishte së bashku me ish-sekretarin e MPJ të Austrisë, Albert Rohan, Paul Lendval publicist, Jan Zielonka, profesor nga Universiteti i Oksfordit dhe Oskar Mencer, drejtor i një kompanie softueri dhe profesor në Imperial College në Londër.

Çollaku foli edhe për rolin e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë dhe efektin pozitiv që ka pasur në rajon, nevojën e përshpejtimit të integrimit euro-atlantik të Kosovës si mënyrën më të mirë të luftimit të esktremizmave politikë dhe fetarë, si dhe për sfidat afatgjata të rajonit të Evropës Juglindore, që ndërlidhën me sfidat që e tërë BE-ja ka ballafaquar me krizën financiare globale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button