☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,583 ▼0.44%
DOW 46,478 ▼0.41%
NASDAQ 21,860 ▼0.62%
NAFTA 114.60 ▲1.95%
ARI 4,684 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,220 ▼ -2.24% ETH $2,084 ▼ -2.6% XRP $1.3010 ▼ -3.16% SOL $78.9300 ▼ -3.26%
S&P 500 6,583 ▼0.44 % DOW 46,478 ▼0.41 % NASDAQ 21,860 ▼0.62 % NAFTA 114.60 ▲1.95 % ARI 4,684 ▼0.02 % S&P 500 6,583 ▼0.44 % DOW 46,478 ▼0.41 % NASDAQ 21,860 ▼0.62 % NAFTA 114.60 ▲1.95 % ARI 4,684 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Crosetto: Situata në Iran është një çmenduri, të reagojmë në nivelet më të larta

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto tha sot se situata në Iran është “e paprecedentë në dekadat e fundit” dhe rreziku është “çmenduri”, që kërkon reagim të nivelit më të lartë.

“Shpresoj që të gjithë ta kuptojnë se çfarë po përjetojmë. Është një situatë e paprecedentë në dekadat e fundit. Ekziston një sërë çështjesh kritike që po grumbullohen dhe vetëpërjetësohen, gjithnjë e më të vështira për t’u zgjidhur”, tha Crosetto për gazetën “Corriere della Sera”.

Ai shtoi se situata mund të bëhet edhe më keq, duke nënvizuar se njerëzimi ka treguar se “nuk ka kufi për çmendurinë”.

“Merrni parasysh se janë qeniet njerëzore si ne që vendosën që edhe Hiroshima dhe Nagasaki ishin të pranueshme për t’i dhënë fund një konflikti. Fatkeqësisht, ne vazhdojmë të kemi armë bërthamore dhe ata që nuk i kanë po i kërkojnë”, shtoi Crosetto.

Ai u ankua për faktin se njerëzimi nuk ka mësuar asgjë. “Rreziku është çmenduri dhe ajo që po përjetojmë është një konflikt ku çdo veprim kërkon një reagim të nivelit më të lartë”, tha ministri italian.

Crosetto theksoi se OKB-ja u la ngadalë të shuhej dhe u detyrua të humbiste të gjithë ndikimin dhe rolin e saj.

“Evropa po bën atë që mundet, por nuk duket se ka sukses. Ndërkohë, të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre. Unë besoj se Italia mori qëndrim serioz dhe të rëndësishëm kur tha se nuk e mbështeste këtë luftë dhe u përpoq të kufizonte dëmet sa më shumë që të ishte e mundur”, tha ai.

Crosetto nënvizoi se Italia nuk është aleate e Trumpit apo Bidenit, por më tepër një aleate e SHBA-së.

“Vetëm një budalla do të mendonte se kjo aleancë mund të prishej. Mendoni për sot; imagjinoni Iranin të vendosë të hakmerret duke lëshuar një raketë drejt nesh. Nëse NATO nuk do të na mbronte, çdo vend do të ishte në rrezik shumë më të madh dhe do të ishte shumë më i pambrojtur”, shpjegoi ai.

Crosetto tha se SHBA-ja nuk mund të largohet nga NATO, por në vend të kësaj mund të vendos të tërheq trupat nga Evropa, gjë që do ta bënte bllokun “më të dobët dhe më pak të mbrojtur”.

Ai bëri thirrje për dialog dhe aktivitet diplomatik si një zgjidhje të përshtatshme.

“Axhenda e Trumpit diktohet nga dëshira për të fituar shpejt, veçanërisht pasi ai do të duhet të përballet me zgjedhjet e mesit të mandatit. Kjo luftë po rrezikon lidershipin global të SHBA-së”, shtoi Crosetto.   /os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.