☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 99.02 ▲0.8%
ARI 4,355 ▼4.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,192 ▼ -1.73% ETH $2,055 ▼ -3.05% XRP $1.3806 ▼ -2.84% SOL $86.4900 ▼ -2.42%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 99.02 ▲0.8 % ARI 4,355 ▼4.8 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 99.02 ▲0.8 % ARI 4,355 ▼4.8 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Daçiq: Pa Milosheviqin nuk do të ishte Rezoluta 1244

Zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq thotë se pa Slobodan Milosheviqin nuk do të kishte Rezolutë 1244, e cila i ndihmon Serbisë për të mos e njohur Kosovën shtet.

Kryetari Parisë Socialiste të Serbisë (SPS, parti që udhëhiqej nga Slobodan Miloshiviq, president i Serbisë që vdiq në qelinë e Hagës më 11 mars 2006 pa u gjykuar për krime lufte edhe në Kosovë) Ivica Daçiqi, zëvendëskryeministër e ministër serb i Punëve të Jashtme, në një tekst autorial në gazetën e Beogradit “Novosti” ka shkruar se dhjetë vjet pas vdekjes së Slobodana Milosheviqit janë pak për gjykimin historik, porse të gjithë bashkëpunëtorë ose partnerët e tij sot e dinë se pa të nuk do ta kishin këtë Serbi.

“Shekulli i ri, në esencë, ka filluar pa të si politikan, por dhjetë vjetët e këtij mileniumi, krahas fundit tragjik të Gjingjiqit, e ka shënuar edhe vdekja e Milosheviqit”, ka vlerësuar Daçiq, transmeton Koha.net.

Ai thotë se Serbia dhjetë vjet pas vdekjes së tij është tjetër, më afër Bashkimit Evropian, “kemi kthyer sërish respektin në botë “.

“Sërish jemi miq me Rusinë, po bisedojmë me Prishtinën”, ka shkruar Daçiq.

Lideri aktual i socialistëve serbë, Daçiq, ndër vendimet e mëdha politike të Slobodan Milosheviqit e ka përmendur Rezolutën e KS të KB-së, 1244.

“Rezoluta 1244 i mundëson Serbisë të ruajë pozicionet e veta kur bëhet fjalë për mosnjohjen e Kosovës shtet. Kjo Rezolutë ka qenë njëri nga argumentet më të mëdhenj që e kemi pasur kur kemi luftuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO. Ajo është po ashtu njëra nga shtyllat kryesore të politikës sonë në bisedimet me Prishtinën”.

Sot, në dhjetëvjetorin e vdekjes së Slobodan Milosheviqit, kurora te varri i tij kanë vendosur Aleksandar Vulin dhe Vojislav Sheshel.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.