☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.73 ▼0.15%
ARI 4,616 ▲1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,698 ▼ -1.75% ETH $2,048 ▼ -1.24% XRP $1.3144 ▼ -2.95% SOL $80.7000 ▼ -4.51%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.73 ▼0.15 % ARI 4,616 ▲1.29 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.73 ▼0.15 % ARI 4,616 ▲1.29 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Daçiqi nervozohet nga përkrahja e Amerikës për Kosovën: Si mund t’iu themi miq atyre?

Pas takimeve që ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nick Haley, pati me përfaqësueset nga Kosova, dhe përkrahjes që Amerika po i jep Kosovës, Daçiq thotë se në politikë nuk ka miqësi.

Ai ka thënë se ka dallime të mëdha ndërmjet miqve dhe partnerëve.

“Ne jemi me të gjithë ata që duan të bashkëpunojmë, me të cilët kemi interesa të përbashkëta, por ka një dallim të madh te miqësia, e sidomos me ata që i përkasin grupit të miqve të Kosovës”, ka thënë ministri i Jashtëm serb, transmeton Lajmi.net.

Daçiqi thotë se forcat perëndimore, e kanë vendosur Kosovën në njërën anë, dhe po kundërshtojnë drejtpërdrejtë interesat e Serbisë.

“Haley shkoi në një pritje me ekipin e Kosovës për të promovuar verërat e tyre, e cila ishte një ‘ngjarje shumë e rëndësishme politike’. Amerika po bën gjithçka për ta ndihmuar që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së”, tha ai.

I pyetur se pse është e çuditshme kjo kur dihet se Amerika gjithmonë e ka përkrahur Kosovën, ai tha: “Si mund t’iu themi miq atyre pra”.

“Unë nuk mund të them se i kemi armiq. Unë nuk kam nevojë të flas me burokrat nga ministritë e jashtme, por me liderët e vendeve për të parë mundësinë e interesave të përbashkëta. Lavrov, Tilerson, Mike Pence, me këta mund të flasim”, tha ministri serb.

“Çdoherë Amerika u bën thirrje vendeve të OKB-së që ta njohin Kosovën. Çfarëdo që ata bëjnë, prapë ndodhë e njëjta”, përfundoi Ivica Daçiq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.