Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.14 ▲2.89%
ARI 4,749 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,046 ▼ -0.47% ETH $2,181 ▼ -2.51% XRP $1.3340 ▼ -2.98% SOL $82.1500 ▼ -2.91%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.14 ▲2.89 % ARI 4,749 ▼0.58 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.14 ▲2.89 % ARI 4,749 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Politika

Danielsson: Shqipëria, rezultate në proceset kyçe të negociatave

“Nga qershori 2018, Shqipëria ka vazhduar të japë rezultate në procese kyçe sa i përket negociatave, siç është Vetingu”, deklaroi sot në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson.

Gjatë një konference për shtyp, Danielsson veçoi procesin e Vetingut, i cili sipas tij, “vazhdon që të jetë një përpjekje e suksesshme në kuadër të reformës në drejtësi”.

Po ashtu, Danielsson theksoi se krijimi i autoriteteve të reja gjyqësore ka qenë një hap tjetër i rëndësishëm dhe kyç, që do të thotë një zinxhir hetimi për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Kam pasur mundësinë sot në mëngjes të takohem me anëtarët e Këshillit të Emërimit në Drejtësi, të gjyqësorit që sapo është krijuar. Ky institucion është shumë i rëndësishëm dhe ka mbështetjen e plotë tonën, pasi është një nga gurët e rëndësishëm kilometrik për reformën në drejtësi në Shqipëri”, tha Danielsson.

Ai ritheksoi mbështetjen e plotë për punën e këtij Këshilli, pavarësinë dhe paanshmërinë e tij, si dy elementë që duhen ruajtur në të gjitha fazat në të ardhmen.

Danielsson kërkoi që ky këshill të merret me përparësi me vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë.

“Ne kemi parë historikun e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në lidhje me këtë element, operacionet e zbatimit të ligjit kanë vazhduar dhe ne po ashtu kemi parë edhe disa vendime kundër disa prej krerëve të bandave, por që natyrisht thelbësore është që kjo përpjekje të vazhdojë”, tha Danielsson.

Po ashtu, Danielsson u shpreh se përpjekje të tjera janë të rëndësishme lidhur me të drejtat themelore, si të drejtat e pakicave, të drejtat e pronësisë, si dhe për t’i vënë fre edhe aplikimeve të pabaza për azil.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.