roze

Darkë gala në Nju Jork, shkëlqen Dukesha shtatzënë

1418210358katiW5Ajo është e njohur për riciklimin e veshjeve të saj të preferuara, duke veshur shpesh herë të njëjtën gjë në dy apo më shumë evente të ndryshme.

Dukesha e Kembrixhit, Catherine, ka goditur sërish si “kursimtare”, edhe pse burimet nuk i mungojnë, duke veshur një fustan të Jenny Packham për herë të tretë gjatë një shfaqjeje publike, këtë herë gjatë së martës në Nju Jork.

Në krah të bashkëshortit të saj, Princit William, ajo mori pjesë në një darkë gala për të mbledhur parà për institucionin arsimor që ata kanë ndjekur dikur: Universitetin “St Andrews” në Skoci, ku pavarësisht se është 5-muajshe shtatzënë, ajo dukej tepër elegante me veshjen e saj të preferuar.

Çifti mbretëror, të cilët janë diplomuar të dy në të njëjtin universitet, ishin mes 450 të ftuarve të eventit të mbajtur në Muzeun e Artit Metropolitan, në Nju Jork.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button