Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,335 ▲ +0.79% ETH $2,147 ▲ +0.61% XRP $1.4354 ▼ -0.06% SOL $89.6500 ▲ +0.96%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Opinion

Dash, shkallmoje pocaqinë

Nga ARTUR AJAZI

Kishin hyrë 104 ton misër me perqindje te larte alfatoksine, por kishin mbetur në magazine vetëm …9.5 ton. Ky është alarm, ky është skandal, ky është kulmi i kulmeve të një vepre penale që prek drejtpërdrejt shëndetin e njeriut dhe jo vetëm. Ardhja e Dash Sulës, si Kryeinspektori Përgjithshëm, mua më duket si një rast i mire, që një democrat që merr post të lartë nga Edi Rama, të provojë vehten. Dhe kam besimin se Dashi do ta shkallmojë pocaqinë që ka mbuluar dhe ka mbushur Inspektoriatin e AKU dhe inspaktoriatet e tjera.

Korrupsion, emërime nepotike, emërime pa asnjë lidhje me vendin e punës në AKU, apo IKMT dhe të tjera inspektoriate, duhet të marrin fund. Shëndeti i shqiptarëve, vlen më shumë se shpërblimi që mund ti bëhet një patronazhisti apo miku me post dhe vend pune në këto inspektoriate. Të futet 104 ton miser me alfatoksinë, dhe të guxojë dikush ta nxjerrë nga magazine e dyllosur, kjo tregon hapur sfidën ndaj shtetit, ligjit, dhe shqiptareve. Si mund të urdhërojë dikush “nxirrni misrin dhe jepja X apo Y, për pularitë apo stallat ? SPAK-u, duhet të ndërhyjë urgjentisht, të nxjerrë urdhër-arreste për cilindo që ka guxuar të prekë ligjin, të sfidojë shtetin, për të zhvatur para.

Ndaj Dash, shkallmoje folenë e korrupsionit në ato inspektoriate, tregoje se e ke seriozisht luftën dhe betejën me urrithët e korrupsionit në ato instituciona që paguhen nga taksat tona dhe luajnë me jetën dhe shëndetin e shqiptareve. Siguria ushqimore në Shqiperi jo vetëm është kusht nga BE, por ajo është më e rëndësishtme edhe se vetë beteja me trafikun e drogës. Ndaj Dash, fitoje betejën e nisur, dhe justifikoje besimin e Edi Ramës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.