roze

“Dashurohu me mua”, mesazhi i Rihanna-s

Rihanna ka kaluar shumë kohë këtë vit me Leonardio di Caprio-n, gjë që ka ngjallur dyshime për një lidhje të mundshme. Ndoshta, 27-vjeçarja ka zgjedhur t’i dërgojë një mesazh protagonistit të filmit “Titanic” përmes bluzës së saj.

Të dielën në mbrëmje, teksa u fotografua kur po dilte prej “Lucky Strike Boëling Alley” në New York, në bluzën e aritistes nga Barbados shkruante, “Dashurohu me mua”. Di Caprio nuk ka arritu ta shikojë, pasi në të njëjtën kohë ishte në avion, drejt Kanadasë, për shkak të angazhimeve me filmin “The Revenant”.

Ndërkohë, Rihanna që ishte kombinuar bukur me një kapele të kuqe, dhe flokët e saj të shtrira të gjatë, ndërsa në duar kishte disa aksesorë, shoqërohej nga disa persona, që ende nuk është kuptuar nëse janë miq të saj, apo truproja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button