roze
David Beckham po piqet në hell
David Beckham është duke shijuar disa ditë pushim teksa bashkëshortja e tij, Victoria është nisur drejt Afrikës në një mision humanitar.
Duket se ai po e shijon shumë kohën e lirë, teksa ka organizuar një barbekju me mikun e tij Guy Ritchie të premten.
Miqtë kishin ndërtuar një tip kafazi me zjarr për të gatuar ushqimet e tyre.David ka postuar një video në Instagram ku përveçse tregon se janë miq të mirë, kanë dhe sensin e humorit.
Filmimi bëhet nga vetë Guy Ritchie i cili i kërkon futbollistit të hyjë në mes të zjarrit. Dhe në video dëgjohet që e pyet se si ndihet. “Po piqem”, thotë Beckham dhe nuk qëndron shumë në mes të zjarrit.