De Niro ftohet të shpërngulet në Itali
Ai ka qenë një nga zërat më kritikë të zgjedhjes së Trumpit president. Aktori i mirënjohur Robert De Niro e ka krahasuar fitoren e Trumpit me të njëjtën ndjesi që ka përjetuar gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit në vitin 2001.
Në përgjigje të kësaj deklarate, një vend me të cilin ai ka një lidhje shpirtërore shumë të madhe, pikërisht Italia i hap dyert.
Kryetari i Bashkisë së Ferrazzanos, në rajonin italian të Molises, tha se qyteti e pret De Niron krahëhapur. Ylli i flmit “Taksisti” gëzon dy pasaporta, atë amerikane dhe atë italiane, ndaj ideja e shpërnguljes për në Itali nuk është një zgjidhje që ai s’e ka menduar.
Në shfaqjen e Jimmy Kammel, kur moderatori e pyeti nëse do ta godiste Donald Trumpin në fytyrë, sikurse është shprehur gjatë fushatës, De Niro u përgjigj.
“Nuk e bëj dot tani. Ai është president. Më duhet ta respektoj pozicionin e tij”, tha Robert De Niro.
Ferrazano është edhe vendlindja e stërgjyshërve të tij.
“Unë mund të shpërngulem atje”, tha më tej De Niro.
Paolo Frattura, kryetari i Bashkisë së Ferrazanos tha se, fitorja e Trumpit mund t’i shërbente për mirë qytezës së tyre. “Të kemi Robert De Niron mes nesh është një promovim i madh ndërkombëtar për qytezën tonë”, u shpreh Frattura.
Madje, ai shtoi se në Ferrazano, De Niro do të harrojë humbjen e Hillarysë dhe nuk do t’i duhet të mendojë sesi të “bashkëjetojë” me Donald Trumpin. Retorika e aktorit për miliarderin ka qenë shumë e ashpër.