Debate në Kryesinë e PD, Basha: Garant për një proces të vërtetë
Por një ndër zërat më kritik në kryesi është Arben Imami i cili doli shpejt nga nbledhja. Ai refuzoi të ishte në grupin e punës dhe deklaroi se mbledhja e kuvendit para kohe nuk bashkon partinë, ndërsa dhe analiza sipas tij ka qenë e njëanshme.
“Zgjidhjet që duhet t’i vijnë, nuk duhet të jenë burokratike. Kjo parti ka nevojë për një diskutim serioz dhe të thellë. Fakt është që pas zgjedhjeve, PD dhe kryetari i saj janë në rënie të vazhdueshme. Ky është një shqetësim i madh, sidomos në rrethanat ku është vendi, me një qeverisje të keqe, të paaftë dhe që keqmenaxhon”, thotë Imami.
Përkundër qëndrimeve të kritikëve kryetari Basha premtoi proces të vërtetë riorganizimi dhe bashkimi të partisë.
“Kryesia ka miratuar vendime që do i japin mundësinë çdo demokrati të kontribuojë në këtë proces dhe unë personalisht do të garantoj që ky të mos jetë një proces formal, por të jetë i vërtetë i bashkimit të të gjitha kontributeve dhe ideve për këtë platforme, për këtë transformim të PD që do i paraprijë transformimit që presin shqiptarët”, deklaron Lulzim Basha.
Basha propozoi që në fillum të mbledhjes që pjesë e grupit të punës, përveç drejtuesve të PD të ishin edhe dy përfaqesues nga grupi i kritikëve, Gent Malko dhe Arben Imami, por ky i fundit refuzoi pjesmarrjen.
Malko qëndroi në grup, ai eshtë firmëtar i platformës Patozi-Bode për ringritjen e PD. Ky grup do të punojë deri më 22 mars dhe materiali final do t’i nënshtrohet sërish debatit në kryesi dhe më pas në Këshillin Kombëtar.
Vendit i duhet nje PD e fort, e qendrushme, proresiste, por kete misjon PD e ka humbur, qe ne mandatin e dyt te qeverisjes, kur Berisha e coi vendin ne zgrip dhe vet ai, dha dorheqjen. E keqja tjeter akoma me emadhe e pasoi PD, me dy humbje te tjera, pas largimit te Berishes dhe emerimit te Lulezim Bashes ne krye te PD. Paftesia e keti kllouni, sot duket me shum se kur ne percarjen e kesaj prtie, tkurjen e saj dhe nese vazhdohet me kete sjellje e mendje te Bashes, kjo parti dote pesoi fatin e ish vendeve te lindjes, ku partit demokratike si motra te PD qe linden mbas rezimit te sistemit komunist, u asfiskuan dhe u shkrin. Ke
te
fat e pret edhe PD ton, pamvaresisht se Lulezim Basha , ja ka djer lezetin dhe ben cmos edhe me ndihmen e Berishes te qendroine krye te PD, per ta mjel ate, si deri me sot.
Esht urgjente qe ne kongresin e arcem qe dote mbahet ne fund te Prillit i pari vendim qe duhet te meret duhet te jet shkarkimi i Lulezim Bashes nga kryetr i PD. dhe zgjedhja e ne personi me begraund dhe kontribute ne PD. Sot, neser dote jet von.