Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 08 June 2026
S&P 500 7,406 ▲0.3%
DOW 50,786 ▼0.16%
NASDAQ 25,930 ▲0.86%
NAFTA 91.27 ▲0.81%
ARI 4,352 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $63,276 ▲ +2.91% ETH $1,684 ▲ +4.03% XRP $1.1739 ▲ +4.08% SOL $67.1200 ▲ +4.57%
S&P 500 7,406 ▲0.3 % DOW 50,786 ▼0.16 % NASDAQ 25,930 ▲0.86 % NAFTA 91.27 ▲0.81 % ARI 4,352 ▼0.3 % S&P 500 7,406 ▲0.3 % DOW 50,786 ▼0.16 % NASDAQ 25,930 ▲0.86 % NAFTA 91.27 ▲0.81 % ARI 4,352 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
08 Jun 2026
Breaking
Politika

Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar situatën politike brenda PS-së dhe debatet e fundit mes ish-ministres së Jashtme Elisa Spiropali dhe kryeministrit Edi Rama.

Braçe zbuloi se mbledhja e Partisë Socialiste kishte zgjatur rreth 4-5 orë, ndërsa diskutimet me Spiropalin kishin zënë vetëm pak minuta.

“Mbledhja ka zgjatur nja 4-5 orë dhe historia e Spiropalit ka zgjatur nja 5-6 minuta. Gjërat e shtëpisë nuk nxirren në publik”, u shpreh ai.

Deputeti socialist tha se nuk është dakord me përjashtimin e Spiropalit, duke theksuar se PS ka kaluar fazën kur ndëshkoheshin mendimet ndryshe.

“Nuk duhet të përjashtohet Elisa Spiropali. PS e ka përjashtuar fazën ku mund të përjashtojë njerëz për mendime ndryshe”, deklaroi Braçe.

Ai pranoi se edhe vetë ka pasur momente pakënaqësie brenda partisë, duke përmendur raportin me Bashkinë e Tiranës dhe ambicien për të marrë drejtimin e saj.

“Edhe unë jam mbushur me Bashkinë e Tiranës, ndaj thashë se disa gjëra nuk zgjidhen me të lutur dhe kërkova të bëhem vetë kryetar”, tha ai.

Braçe komentoi edhe statusin publik të Spiropalit, ku ajo kishte kërkuar përjashtimin nga partia, duke thënë se nuk i kishte pëlqyer ajo mënyrë reagimi.

“Nuk më pëlqeu ai statusi i Spiropalit ku thoshte ‘më përjashto’”, u shpreh deputeti socialist.

Më tej, Braçe ngriti shqetësimin për atë që e quajti “personalizim të pushtetit” brenda Partisë Socialiste, duke paralajmëruar se kjo krijon pabarazi mes funksionarëve dhe dëmton shërbimin ndaj qytetarëve.

“Personalizimi i pushtetit është problem i madh për një parti politike. Krijon pabarazi mes një ministri dhe një deputeti, apo mes një drejtori dhe një deputeti, ku drejtori del më sipër deputetit”, deklaroi ai.

Sipas Braçes, ministrat apo drejtorët që e konsiderojnë institucionin si pronë personale nuk i shërbejnë interesit publik.

“Një ministër që e mendon fushën e vet si gjë personale nuk është në të mirë të shërbimit publik. Edhe një drejtor që vepron kështu nuk i shërben njerëzve”, përfundoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.