☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.16 ▲4.37%
ARI 4,544 ▼3.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $79,145 ▼ -2.84% ETH $2,221 ▼ -3.37% XRP $1.4352 ▼ -4.3% SOL $89.2300 ▼ -3.82%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.16 ▲4.37 % ARI 4,544 ▼3.02 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.16 ▲4.37 % ARI 4,544 ▼3.02 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
15 May 2026
Breaking
Ekonomia

Pse ndodhi zhytja e 2 godinave të para të “Durrës Marina” dhe çfarë do të ndodhë me to

Ulja me 28 dhe 18 cm, që kanë pësuar dy godina banimi dhe shërbimi shumëkatëshe në projektin “Durrës Marina” është një fakt i pranuar tashmë zyrtarisht.

Një ditë më parë, IKMT doli me deklaratë zyrtare, ku pranonte se pas inspektimeve për verifikimin e situatës në terren rezultonte se objekti 02, me 8 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë ishte ulur 28 cm dhe objekti 04 me 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë ishte ulur 18 cm.

Por pse ka ndodhur ulja e 2 godinave të para të projektit 2 miliardë euro?

“DurrësLajm” foli me ekspertë të fushës së ndërtimit, të cilët jashtë kamerës e drejtojnë gishtin tek projektimi i gabuar i bazamentit të dy godinave, ose atij që njihet ndryshe si tabani i themelit.

Për shkak se nëntoka në zonën, ku po zhvillohet aktualisht projekti dhe ku janë ngritur dy godinat e para ka përbërje ranore dhe mbeshtjesh organike si leshterikë etj, bazamenti rrënjësor nuk është shumë i qëndrueshëm, Në terrene të tilla, përforcimi i tabanit të themelit me pilota të inklinuar është i domosdoshëm.

Duket se pikërisht një gjë e tillë është anashkaluar gjatë projektimit dhe ndërtimit të dy godinave të para dhe pasojat janë ato, që dihen tashmë, ulja e konsiderueshme e dy pallateve.

Blerjet e 110 apartamenteve të para u realizuan në ankandin e hapur më 8 dhjetor 2022. Në atë kohë, të interesuarit blenë ajër, pasi nuk ishin miratuar as lejet e ndërtimit për godinat nga ana e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit.

Por a do të jenë të sigurta për banorët e ardhshëm të tyre këto godina?

Sipas ekspertëve, gjithçka do të varet nga projekti i riforcimit që do të paraqitet për të marrë oponencën teknike të institucioneve përgjegjëse si Instituti i Ndërtimit etj.

Nëse projekti i përforcimeve, nuk do të marrë miratimin nga autoritetet ligjore përgjegjëse për garantimin e respektimit të kushteve teknike të planifikimit dhe zbatimit të punimeve të ndërtimit, fati i dy godinave do të mbetet i paqartë.

Sa të sigurtë do të ndihen blerësit e këtyre apartamenteve, kjo mbetet për t’u parë.

“Durrës Marina sha”, kompania që po menaxhon projektin strategjik të Marinës së jahteve në Durrës, sipas të dhënave nga bilanci, ka arkëtuar nga klientët rreth 42 milionë euro, në periudhën 2023-2024, kryesisht nga shitja e apartamenteve “në ajër”.

Sipas çmimeve të reja të referencës (zona kadastrale nr.13= 200.000 lekë), pikërisht kjo zonë është më e shtrenjta në Durrës. Nga 1700-1800 euro, që u shit një metër katror në ankandin e dhjetorit të vitit 2022, tashmë ai ka arritur deri në 3000 euro/m2 në godinat e tjera të dala në shitje nga vetë kompania.

Por pyetja që shtrohet pas këtij skandali të parë është: A po blihet siguri dhe luks, apo po blihen prona të paluajtshme të rrezikshme?!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.