Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 08 June 2026
S&P 500 7,406 ▲0.3%
DOW 50,786 ▼0.16%
NASDAQ 25,930 ▲0.86%
NAFTA 91.27 ▲0.81%
ARI 4,352 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $63,215 ▲ +2.5% ETH $1,681 ▲ +3.41% XRP $1.1695 ▲ +3.34% SOL $66.9800 ▲ +3.99%
S&P 500 7,406 ▲0.3 % DOW 50,786 ▼0.16 % NASDAQ 25,930 ▲0.86 % NAFTA 91.27 ▲0.81 % ARI 4,352 ▼0.3 % S&P 500 7,406 ▲0.3 % DOW 50,786 ▼0.16 % NASDAQ 25,930 ▲0.86 % NAFTA 91.27 ▲0.81 % ARI 4,352 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
08 Jun 2026
Breaking
Politika

Braçe flet “pa doreza”: Tirana nuk po qeveriset! Ristani të ulë tonet, kryeqyteti me notën 4

Erion Braçe i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ka folur hapur për çështjet më të rëndësishme në Tiranë, duke u ndalur edhe tek debatet politike, mirëqenien urbane, mbetjet shërbimet publike dhe situatën aktuale në të cilën ndodhet kryeqyteti.

Gjatë intervistës, Braçe u shpreh se sot Tirana nuk po qeveriset duke e vlerësuar me notën 4. Gjatë intervistës, deputeti socialist, u shpreh kritik edhe ndaj Anuela Ristanit, për të cilën u shpreh se duhet të ulë tonet sepse Tirana ndodhet në gjendjen shumë kritike dhe se nuk është në shërbim të qytetarëve

“Për qytetarët Tirana lë shumë për të dëshiruar duke nisur edhe nga pastërtia. Edhe për turistët po ashtu. Tani po jetojnë me ne. Pra duhet të jetën një stimul akoma më i madh për pastërtinë në kryeqytet, por pastërtia nuk funksionon. E kuptoj irritimin e zonjës që është në bashkinë e Tiranës, por duhet të ulë tonet, unë nuk komunikoj më sepse nuk kam kohë për të humbur. Humbja e qeverisjes përkundrejt shërbimeve publike sjell si pasojë edhe humbje të qytetarëve në raport me këto shërbime”, tha ai.

Pjesë nga intervista në studio;

Pyetje: Nëse do ndodhte në një garë dhe do e humbnit a do e mbështesnit publikisht kandidatin tjetër?

Erion Braçe: Unë mbështes çdo kandidat që del nga një proces demokratike, por nuk jam gati që të mbështes një kandidat që nuk del nga një proces demokratik brenda PS. Nuk shkel mbi parime me të cilat PS është ndërtuar. Largimi nga ato parime është largimi nga njerëzit dhe kush nuk kupton këtë, nuk kupton se çfarë mund të vijë më pas. Nuk jam gati të mbështes cilin do kandidat që nuk vjen nga një proces demokratik. Në zgjedhjet e përgjithshme lokale duhet bërë proces. Këtij qyteti i mungon përkushtimi. Për fat të keq Tirana deri diku nuk është e jetueshme për klasën e mesme sepse po vuan nga pikëpamja ekonomike. Duhet ekonomi në këtë qytet. Tirana sot është Shqipëria dhe ka nevojë për politika të mirëfillta, ekonomi prodhuese, ekonomi bujqësore… Ndërtimet pafund nuk janë zhvillim, as ekonomik dhe as urban dhe as si zgjidhje të problematikës së strehimit. Dhe nuk po ndërtojmë në mënyrë etike./BW

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.