☁️
Tiranë 39°C · Vranët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $65,022 ▼ -0.56% ETH $1,920 ▼ -0.79% XRP $1.0420 ▲ +0.29% SOL $75.4800 ▲ +2%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
08 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Mbështetje për bizneset e vogla, deri në 200.000 denarë për mjete dhe makineri për çdo firmë

Ministria e Ekonomisë dhe Punës publikoi sot thirrjen publike për mbështetje financiare për mikro, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe për zejtarët, për të cilën janë siguruar 11 milionë e 340 mijë denarë.

Do të bashkëfinancohen 40% e shpenzimeve të dëshmuara për blerjen e makinerive dhe mjeteve të reja të punës, por jo më shumë se 200 mijë denarë për aplikues. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi tha se qëllimi është që t’i ndihmojnë kompanitë vendase të investojnë më lehtë.

“Qëllimi ynë është i qartë t’i ndihmojmë kompanitë vendase të investojnë më lehtë, të modernizojnë prodhimin, të rrisin produktivitetin dhe të krijojnë kushte më të mira për punë dhe zhvillim. Përvec kësaj mase, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, do të shpallë edhe dy thirrje të rëndësishmë publike në periudhën e ardhshme në kuadër të programit për mbështetjen e industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë sociale për vitin 2026″, tha Durmishi.

Ai sqaroi se thirrja e parë publike ka të bëjë me kompensimin e një pjese të shpenzimeve për vendosjen, implementimin dhe certifikimin e standardeve në industrinë përpunuese, me një buxhet total prej 2 milionë denarësh. Ndërsa thirrja e dytë publike, shtoi ai, është e orientuar drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet kompanive të industrisë përpunuese dhe universiteteve, përmes realizimit të projekteve të përbashkëta. Për këtë masë janë paraparë 5 milionë denarë.

Durmishi ftoi të gjitha kompanitë dhe zejtarët e interesuar që t’i ndjekin me kujdes kushtet e thirrjeve publike dhe të aplikojnë. Mbështetja ka të bëjë me investimet e realizuara gjatë viteve 2025 dhe 2026, ndërsa të drejtë pjesëmarrjeje kanë mikro, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me kapital kryesisht vendas, si dhe zejtarët e regjistruar sipas dispozitave ligjore. Afati i fundit për aplikim është 30 qershor 2026.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.