Ekonomia

Debitorët e energjisë, përfundon afati për lidhjen e kontratave me OSHEE

Sot është afati i fundit i vendosur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që lehtëson konsumatorët debitorë duke u ofruar atyre mundësinë e pagesë me këste dhe për më tepër me 80 % ulje kamatëvonesën.

osheeAfati, që fillimisht përfundoi me muajin shkurt u shty edhe me një tjetër muaj nga OSHEE-ja pas dyndjes së debitorëve në sportelet për të përfituar nga këto lehtësi.

Sipas OSHEE që nga nisja e skemës lehtësuese, më 4 dhjetor 2014 e deri tani janë lidhur mes OSHEE dhe debitorëve 290 mijë aktmarrëveshje (AKM) nga të cilat 175 mijë janë të debitorëve që kane paguar të gjithë detyrimin dhe kanë përfituar uljen me 80% të kamatëvonesave. Sipas OSHEE-së nga skema lehtësuese e pagesës me këste të debisë, kanë përfituar në total rreth 115 mijë familje, nga të cilat 21397 familje me ndihme ekonomike.

Këto të fundit paguajnë këste me 1 mijë lekë në muaj, përfshi dhe faturën aktuale. Aktmarrëveshja që u është ofruar konsumatorëve debitorë gjatë kësaj periudhë ka si kusht vendosjen e një kësti mujor jo më pak se 2500 lekë për konsumatorët familjarë dhe jo më pak se 1000 për ata që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button