🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,833 ▲ +0.5% ETH $2,247 ▲ +1% XRP $1.3467 ▼ -0.13% SOL $84.6600 ▲ +0.57%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Europa

Dëbohet agjenti i CIA, Merkel: S’keni gjë më të mirë se përgjimi i aleatëve?

merkel1Vendimi i Gjermanisë për të dëbuar përfaqësuesin e shërbimeve sekrete është përgjigjia e duhur, pas zbulimit se ky i fundit ishte rekrutuar nga CIA amerikane për të marrë informacione.

Kështu e ka cilësuar ministri i jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier dëbimin e agjentit të dyfishtë.

“Ky vendim ishte i drejtë dhe i pashmangshëm. Ne kemi nevojë dhe presim një marrëdhënie të bazuar në besim”, u tha Steinmeier gazetarëve.

Steinmeier shtoi se për Gjermaninë ishte me rëndësi një partneritet i fortë transatlantik, duke patur parasysh edhe krizat ndërkombëtare, por ai me SHBA-në nuk kishte asnjë alternativë.

Ky skandal ka çuar në zemërimin e politikanëve gjermanë. Kancelarja Angela Merkel ka deklaruar se në luftën kundër terrorizmit ka gjëra më të rëndësishme se përgjimi i aleatëve.

“Me Shtetet e Bashkuara po shoh një ndryshim parimesh shmë më të madh, krahasuar me detyrat që kishin shërbimet sekrete pas Luftës së Ftohtë”, tha Merkel.

Sipas saj, mungesa e besimit tek aleatët ishte vetëm kur vendet ishin të ndara në divizione dhe të vendosura kundër njëra-tjetrës.

Ky është rasti i dyte i spiunazhit i përgjimit amerikan, i zbuluar në më pak se dy javë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.