☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,781 ▼0.21%
DOW 47,707 ▼0.07%
NASDAQ 22,697 ▲0.01%
NAFTA 84.26 ▲0.97%
ARI 5,208 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $69,538 ▼ -0.55% ETH $2,015 ▼ -1.37% XRP $1.3767 ▼ -0.5% SOL $85.7300 ▼ -0.68%
S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 84.26 ▲0.97 % ARI 5,208 ▼0.66 % S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 84.26 ▲0.97 % ARI 5,208 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kosova

Dega e Ibrahim Rugovës shënon 25 vjetorin e themelimit

Dega e Tretë e LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, ka festuar sot 25 vjetorin e themelimit të saj.

ibraimKryetari i kësaj dege Arsim Janova tha se Lidhja Demokratike e Kosovës, është njëra nga partitë demokratike postkomuniste më të vjetra në Ballkan, e cila për një çerek shekulli në Kosovë dhe më gjerë ishte shembull dhe avangarde për partitë tjera demokratike të themeluara më vonë.

“Dega jonë është Dega më e privilegjuar e Lidhjes Demokratike në Kosovë, sepse si anëtar i kësaj dege, jetoi dhe veproi themeluesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Shtetit të Pavarur të Kosovës, Presidenti Historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, emrin e të cilit me nderimin më të madh e mbanë sot”, tha në mes tjerash Janova.

Ai më tej është ndalur edhe te historiku i kësaj dege dhe aktivitetet e saj, gjatë periudhës 1990-1999 duke i dhënë mbështetje Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut dhe 7 Shtatorin – Ditën Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij solemniteti ata përkujtuan aktivist dhe ish aktivistët e LDK që ranë dëshmorë Prof. Hamdi Gashi, Isa Kastrati, Hajrush Avdullahu, Florim Ymeri, Sokol Sopi, e të tjerë.

Janova ka thënë se partia ka hyrë në proces të zgjedhjeve partiake. Dega e jonë ka bërë të gjitha përgatitjet që procesi zgjedhor të jetë i qetë dhe demokratik. Këtë e kemi dëshmuar për këto 25 vite dhe do ta dëshmojmë edhe tani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.