Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar
Në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote
Zgjedhjet për kreun e ri të Degës së Partisë Demokratike në Elbasan po zhvillohen sot, me pesë kandidatë në garë. Rreth 2400 anëtarë kanë të drejtë vote, ndërsa procesi ka nisur në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë në 18:00.
Në garë janë Durim Çekrezi, që aktualisht drejton përkohësisht degën pas largimit të Blendi Himçit; Elior Vila, pedagog që kërkon një PD më të hapur; Lumturi Hasa, mjeke dhe ish-kandidate për deputete, e vetmja grua në garë; Sokol Shkëlzeni, me eksperiencë të gjatë në strukturat e PD-së; dhe Alis Narazani, përfaqësues i një brezi më të ri politik.
Ky proces konsiderohet i rëndësishëm për të ardhmen dhe organizimin e PD-së në Elbasan.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.