☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 98.53 ▼5.4%
ARI 4,547 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,687 ▲ +0.95% ETH $2,135 ▲ +0.85% XRP $1.3694 ▲ +0.77% SOL $86.0000 ▲ +1.8%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.53 ▼5.4 % ARI 4,547 ▲0.8 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.53 ▼5.4 % ARI 4,547 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Politika

“Dehja nga fitoret tipar i humbësve”/ Rama në Asamble: Armiku i transformimit jetik që ne na duhet është ‘rrethi i të privilegjuarve’

Rama: Dehja nga fitoret, rënia e dëshirës për të mësuar, nënvlerësimi i rivalëve dhe shpërfillja ndaj dobësive janë tipare karakteristike të fituesve që kthehen në humbës. Kjo që kemi para është koha që ne të gjejmë fuqi të reja për të parë veten. Na duhet një forcë e re, një pasion i ri politik, një kapërcim i vetvetes për ta ngjitur më lartë Shqipërinë.

Duhet të gjejmë brenda vetes vullnetin për të ngulmuar më fort. PS duhet të bëhet për herë e më shumë një komunitet që jeton me aspiratën për t’i sjellë Shqipërisë drejtësi dhe mirëqenie dhe çdo ditë e më pak një ngrehinë ku dilet duke përplasur derën pse nuk të dhanë një punë në shtet.

Kemi bërë shumë përpjekje në këtë drejtim, jemi nisur shumë herët drejt këtij qëllimi, fushata hapje për prurje të reja, ture nëpër Shqipëri, riorganizime të rinisë, grave, partisë, sisteme aktivizimi dhe ndërveprimi digjital.

Nuk është e lehtë, por të harrosh një qëllim themelor për shëndetin e një partie si e jona, për vlerën e kapitali njerëzor të një partie politike, për gjykimin e saj nga publiku, është si të pajtohesh qorrazi me vetëkyçjen brenda një rrethi vicioz dhe t’i shkurtosh rrugën organizmit të një suksesi afatgjatë.

Partia nuk mund të zgjidhet vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe as mund të mbahet gjallë në periudhën midis zgjedhjeve si një moçal interesash. E vërteta e hidhur është se pavarësisht dallimeve tona të mëdha me rivalët, pasqyra e partive në pushtet që prej 30 vitesh në sytë e komuniteteve të Shqipërisë ngjan si një copë e filmit ‘koncert në vitin ’36’.

Në vend të parisë në film kemi një tufë drejtorësh dhe shefash që rendin ta rrethojnë të deleguarin sapo shfaqet në territor dhe të gjithë bashkë më pas rrethojnë kryetarin kur zbret në territor. Ai rreth i të privilegjuarish, nuk flas për individë, por për strukturën keqbërëse, është një nga armiqtë e një transformimi jetik që ne na duhet me doemos nëse duam një parti që do të rifitojë besimin e shqiptarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.