☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.36 ▼5.4%
ARI 4,574 ▲3.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,686 ▼ -0.07% ETH $2,160 ▲ +0.81% XRP $1.4175 ▼ -0.11% SOL $91.1700 ▲ +0.45%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.36 ▼5.4 % ARI 4,574 ▲3.91 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.36 ▼5.4 % ARI 4,574 ▲3.91 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Deklaratat e Athinës për “Himarën”, MPJ thërret për sqarim ambasadoren greke

Pas deklaratës së Athinës zyrtare për pronat e minoritetit në Himarë, reagoi edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Tirana i cilësoi tonet e deklaratës si kërcënuese dhe njohjen e cekët të situatës si të pakuptueshme dhe më shumë se sa adresim për Shqipërinë janë për konsum të brendshëm politik në Greqi.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka thërritur për sqarim ambasadoren greke në Tiranë. “Deklaratat e përsëritura të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke dhe gjuha anakronike për Himarën janë të papranueshme dhe në kundërshtim në parimet themelore të shtetit të së drejtës. Parime, të cilat orientojnë veprimtarinë e institucioneve të shtetit shqiptar”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Reagimi i plotë:

“Është rasti të themi se habia pason habinë kur bëhet fjalë për qëndrimet e MPJ greke. Tonet kërcënuese të deklaratës dhe njohja e cekët e situatës dhe rrethanave, nuk mund të mirëkuptohen në Europën e sotme, përveçse si një mesazh i destinuar për konsum të brendshëm. Shqipëria nuk bën dallime në respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës.
Procedurat ligjore të ndjekura nga Bashkia Himarë, që kanë në fokus shndërrimin e qytetit të Himarës në një destinacion turistik europian, janë transparente dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Deklaratat e përseritura të MPJ greke dhe gjuha anakronike për Himarën janë të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës. Parime të cilat orientojnë veprimtarinë e institucioneve të shtetit shqiptar. Bazuar në sa më siper e në pajtim me praktikat diplomatike, Ministria e Puneve të Jashtme “Himara”, thërret për sqarim ambasadoren grekeduke shprehur qëndrimin e mësipërm”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.