ParlamentarePolitika

Dekriminalizimi i parlamentit, përmes ndryshimit të Kushtetutës

Platforma e opozitës për dekriminalizimin e parlamentit synon të realizohet përmes ndryshimit të Kushtetutës së Republikës. Opozita publikoi një ditë më parë projektin e saj për këtë çështje, i cili përfshin një numër rregullash për të parandaluar përfshirjen në politikë dhe administratë të personave me të dhëna kriminale.

Gjate-seances-plenare-ne-Kuvendin-e-Shqiperise13-525x350-121Ndërhyrjet kushtetuese dhe ligjore që pritet të prezantohen të mërkurën nga Partia Demokratike, do të fokusohen në ndërprerjen e mandatit të funksionarëve të zgjedhur apo të emëruar që mbajnë mandate, por kanë rekorde kriminale të rënda, si dhe në ndalimin nga kandidimi, zgjedhja dhe ushtrimi i detyrës publike të personave të dënuar.
Ndryshimi i ligjit themeltar të shtetit synon gjithashtu dhe futjen e procedurave efikase për verifikimin e rekordeve kriminale të funksionarëve publikë të zgjedhur apo të emëruar aktualisht në detyrë apo në të ardhmen, si dhe ndërprerjen e mandatit apo ushtrimit të funksionit.

Këto procedura do të përfshijnë detyrimin për vetëdeklarim me përgjegjësi penale të mospasjes së rekordeve kriminale. Për realizimin e kësaj platforme parashikohen ndërhyrje në Kushtetutë me amendamente të përhershme dhe dispozita tranzitore, ndërhyrje në rregulloren e Kuvendit, kodin zgjedhor, kodin penal dhe kodin e procedurës penale, dhe sipas nevojës, ligjet që rregullojnë emërimin në institucione kushtetuese apo të krijuara me ligj, në shërbimin civil etj.
Kushtetuta aktuale e Republikës së Shqipërisë, në pjesën e tretë të saj, ku flitet për organizimin e Kuvendit, i dedikon një kapitull të veçantë deputetit, mënyrës së zgjedhjes, të drejtave, detyrimeve, mandatit, etj. Më poshtë vijon i plotë ky kapitull.

KREU II

DEPUTETËT

Neni 68

1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.
2. Në ligjin për zgjedhjet përcaktohen edhe kritere dhe rregulla të tjera të nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, duke përfshirë ato për regjistrimin e zgjedhësve, zhvillimin e fushatës zgjedhore, administrimin, vlefshmërinë e zgjedhjeve dhe shpalljen e rezultateve të tyre.

Neni 69

1. Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë nga detyra:
a) gjyqtarët, prokurorët;
b) ushtarakët e shërbimit aktiv;
c) punonjësit e policisë dhe të sigurimit kombëtar;
ç) përfaqësuesit diplomatikë; d) kryetarët e bashkive dhe të komunave, si dhe prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e tyre;
dh) kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve;
e) Presidenti i Republikës dhe funksionarët e lartë të administratës shtetërore të parashikuar nga ligji. 2. Mandati i fituar në kundërshtim me paragrafin 1 të këtij neni është i pavlefshëm.

Neni 70

1. Deputetët përfaqësojnë popullin dhe nuk lidhen me asnjë mandat detyrues.
2. Deputetët nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht asnjë detyrë tjetër shtetërore, përveç asaj të anëtarit të Këshillit të Ministrave. Rastet e tjera të papajtueshmërisë caktohen me ligj.
3. Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre.
4. Për çdo shkelje të paragrafit 3 të këtij neni, me mocion të kryetarit të Kuvendit ose të një së dhjetës së anëtarëve të tij, Kuvendi vendos për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmërinë.

Neni 71

1. Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve.
2. Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit:
a) kur ai nuk bën betimin;
b) kur heq dorë nga mandati;
c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70 paragrafët 2 dhe 3;
ç) kur mbaron mandati i Kuvendit;
d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend;
dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Neni 72

Para fillimit të ushtrimit të mandatit deputetët bëjnë betimin në Kuvend.

Neni 73

1. Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.
2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit.
3. Deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi. Në këto raste, Prokurori i Përgjithshëm njofton menjëherë Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend për procedim, vendos për heqjen e masës.
4. Për çështjet e parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, Kuvendi mund të diskutojë në seancë me dyer të mbyllura, për arsye të mbrojtjes së të dhënave. Vendimi merret me votim të hapur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button