Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 19 March 2026
S&P 500 6,575 ▼0.76%
DOW 45,795 ▼0.93%
NASDAQ 21,969 ▼0.83%
NAFTA 95.71 ▲0.26%
ARI 4,610 ▼5.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,667 ▼ -2.74% ETH $2,116 ▼ -3.87% XRP $1.4322 ▼ -2% SOL $87.8200 ▼ -2.6%
S&P 500 6,575 ▼0.76 % DOW 45,795 ▼0.93 % NASDAQ 21,969 ▼0.83 % NAFTA 95.71 ▲0.26 % ARI 4,610 ▼5.85 % S&P 500 6,575 ▼0.76 % DOW 45,795 ▼0.93 % NASDAQ 21,969 ▼0.83 % NAFTA 95.71 ▲0.26 % ARI 4,610 ▼5.85 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Dekriminalizimi, mandatet do ndërpriten brenda pesë ditëve

Komisioni i Posaçëm për Dekriminalizimin e Parlamentit dhe Administratës Publike miratoi dje me konsensus ndryshimet kushtetuese në katër nene, që do t’i bashkohet projektligjit të posaçëm.

Parashikohet që, kur funksionarët e lartë rezultojnë të kenë fshehur dënime, apo të shkuar kriminale, atëherë mandati i tyre do të shpallet i pavlefshëm brenda 5 ditëve.

Në nenin 4 të draft-kushtetutës, thuhet se do të ndërpriten edhe mandatet që janë fituar para hyrjes në fuqi të këtij ndryshimi kushtetues.

“Mandati i organeve kushtetuese, që është fituar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbaron ose është i pavlefshëm menjëherë nëse konstatohet se funksionari publik përfshihet në rrethin e subjekteve që janë të përjashtuara sipas ligjit të posaçëm nga e drejta për t’u zgjedhur, emëruar, apo për të mbajtur një funksion publik. Organi përgjegjës është i detyruar të konstatojë mbarimin ose pavlefshmërinë e mandatit brenda 5 ditëve nga përfundimi i rezultateve të verifikimit”, thuhet në nenin 4.

Ndërkohë që në pikën 5 të këtij neni u jepet e drejta deputetëve, që të marrin iniciativë, për të çuar një çështje të caktuar në Gjykatën Kushtetuese, kur organet kushtetuese nuk veprojnë brenda 10 ditësh për të shpallur të pavlefshëm një mandat.

“Me kërkesë të 1/5- s së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, çështja i përcillet për shqyrtim Gjykatës Kushtetutës, e cila vendos konstatimin e mbarimit apo pavlefshmërisë së mandatit, ose shkarkimin nga detyra të funksionarit publik, kur plotësohen kushtet dhe rrethanat sipas ligjit të posaçëm”, thuhet në projektligj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.