🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.22 ▼0.5%
ARI 5,023 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,527 ▲ +2.04% ETH $2,170 ▲ +3.78% XRP $1.4452 ▲ +2.93% SOL $92.0700 ▲ +4.72%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.22 ▼0.5 % ARI 5,023 ▼0.77 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.22 ▼0.5 % ARI 5,023 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
16 Mar 2026
Breaking
Kronika

Del një tjetër Ermal Hoxha, pronar i 3 restoranteve në Gjermani e Norvegji

Televizioni “Channel One” transmetoi një lajm sipas të cilit, Ermal Hoxha, nipi i ish -diktatorit Enver Hoxha, rezultonte të ishte pronar i 3 restoranteve luksoze në Gjermani e Norvegji.
Screen Shot 2015-01-29 at 12.09.50 AMSipas këtij televizioni, që i referohej një dokumentacioni të siguruar nga kompania ndërkombëtare “Orbis”, Ermali që u arrestua në operacionin antidrogë që çoi në zbulimin e laboratorit të kokainës në Elbasan, ishte aksioner në restorantin “Pizza Paradaise” në Neustadt të Gjermanisë, ku xhiroja vjetore rezulton të jetë 13 milionë dollarë, bashkë me Vojsava Tagën. Po sipas këtij informacioni Ermal Hoxha kishte një tjetër restorant me emrin “Zur Bruecke” në Betriebs dhe restorantin “TWINS Restourants”, në Moss të Norvegjisë.
Por pas publikimit të këtij lajmi të dhënë nga “Channel One” në adresë të lapsi.al mbërritën disa e -maile, sipas të cilëve bëhej fjalë për një tjetër Ermal Hoxha dhe jo për nipin e ish -diktatorit të arrestuar për trafik droge.
Pronari i 3 restoranteve rezulton të jetë Ermal Xhavit Hoxha, një 38 -vjeçar i lindur në Tiranë, që kishte banuar në Krujë për disa vite dhe që jetonte prej 17 vjetësh në Gjermani. Ai ndohet aktualisht në Shqipëri, për shkak se babai i tij ka probleme shëndetësore. Ermal Xhavit Hoxha thotë se ai është bashkëpronar me Vojsava Tagën, që është bashkëshortja e mikut të tij.
Në një reagim për disa media, pronari i vërtetë i 3 restoranteve ka thënë se ai nuk ka asnjë lidhje me nipin e ish -diktatorit, me të cilin në fakt ka të ngjashëm vetëm emrin dhe mbiemrin.
Ermal Xhavit Hoxha

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.