🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,406 ▲0.99%
DOW 45,493 ▲0.61%
NASDAQ 21,086 ▲1.4%
NAFTA 103.84 ▲0.93%
ARI 4,636 ▲1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,791 ▼ -1.4% ETH $2,052 ▼ -0.97% XRP $1.3166 ▼ -2.15% SOL $80.8600 ▼ -4.14%
S&P 500 6,406 ▲0.99 % DOW 45,493 ▲0.61 % NASDAQ 21,086 ▲1.4 % NAFTA 103.84 ▲0.93 % ARI 4,636 ▲1.72 % S&P 500 6,406 ▲0.99 % DOW 45,493 ▲0.61 % NASDAQ 21,086 ▲1.4 % NAFTA 103.84 ▲0.93 % ARI 4,636 ▲1.72 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Delawie bën një paralajmërim të ashpër: Nëse e shfuqizojnë Specialen liderët do të përballen me pasoja

Ambasadori amerikan Greg Delawie ka folur sërish për rrezikun që i kanoset Kosovës në rast se deputetët e Kuvendit shfuqizojnë Gjykatën Speciale.

Në një paraqitje para gazetarëve pak çaste më parë, diplomati amerikan përsëriti qëndrimin e shtetit të tij për Specialen duke thënë që shfuqizimi i saj do të kishte pasoja të rënda për Kosovën, dhe se një gjë të tillë, ai ua ka përkujtuar edhe politikanëve kosovarë.

“Ne presim që Kosova të përmbushë obligimet që ka marrë përsipër ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Ne jemi të vetëdijshëm që në Kosovë kanë ardhur e shkuar edhe misione të tjera të drejtësisë. Nuk ka sistem perfekt të drejtësisë”, tha Delawie.

Tutje, ai tha që fakti që disa njerëz që kanë kryer krime kanë arritur t’i shpëtojnë drejtësisë nuk do të thotë që e njëjta gjë do të ndodhë edhe me personat tjerë që kanë kryer krime lufte për të cilat është themeluar Gjykata Speciale.

“Kosova nuk mund të jetë shtet ku mbizotëron mosndëshkueshmëria ndaj shkeljeve të ligjit. Gjykata Speciale nuk është kundër ushtrive e as shteteve, por kundër individëve që kanë kryer krime gjatë luftës, qofshin ata shqiptarë apo të tjerë”, tha ambasadori amerikan.

“Përpjekja për shfuqizimin e Speciales tregon interesat vetanake të disa individëve, andaj do t’ju nënshtrohen pasojave. Ata e dinë mirë këtë.”

Delawie tha gjithashtu që shteti amerikan ka investuar shumë në krijimin e një sistemi të aftë të drejtësisë kosovare, por shtoi që Kosova nuk ka qenë në gjendje të trajtojë me efikasitet rastet e rënda të krimeve të ndryshme, për çka edhe është themeluar Specialja.

“U bëj thirrje qytetarëve që të kërkojnë llogari nga politikanët kosovarë: A keni dëshirë të keni një shtet që mbetet mbrapa në rrugën drejt BE’së?”, tha Delawie, duke dërguar kështu porosi të qarta ndaj liderëve që nuk po ndalen së tentuari për ta zhbërë Specialen.

Porosia e re e Delawies që bën thirrje për të ndalur tentimet kundër Speciales ka ardhur vetëm pak kohë para se Kuvendi, gjegjësisht Kryesia, të shqyrtojë kërkesën e organizatave për seancë ku do të procedohej një ligj që do ta pamundësonte punën e Gjykatës Speciale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.