Ekonomia

Deloitte Albania: Transferimi i Çmimit fuqizon filialet e kompanive ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri

deloLegjislacioni i ri mbi Transferimin e Çmimit afron Shqipërinë me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe njëkohësisht ndihmon degët dhe filialet lokale të kompanive ndërkombëtare kundrejt faturimeve nga palët e lidhura, duke mbrojtur performancën dhe fitueshmërinë e tyre lokale.
Deloitte Albania organizoi eventin e parë me titull “Sfida e Transferimit të Çmimit: A jeni gati?” me pjesëmarrjen e degëve dhe filialeve të kompanive ndërkombëtare në vend, duke synuar informimin dhe këshillimin në lidhje me një zbatim sa më korrekt dhe avantazhues të legjislacionit më të ri, atë të Transferimit të Çmimit. Të pranishmit u njohën me ekspertizën lokale dhe rajonale të Deloitte Albania në fushën e Transferimit të Çmimit si dhe me shpjegime konkrete nga eksperte të Deloitte, përfaqësues të institucioneve shtetërore përgjegjëse te ministrive te linjes dhe ba\nkave tregtare ne vend .

Me prezantimin e legjislacionit të ri në fushën e Transferimit të Çmimit në Shqipëri, kompanitë ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri kanë tashmë në duart e tyre një mekanizëm të fuqishëm që mund ta përdorin për të mbrojtur performancën dhe fitueshmërinë e tyre. “Gjatë viteve të fundit është vënë re një rritje e konsiderueshme pagesash prej kompanive shqiptare kundrejt kompanive të huaja brenda kornizave të shërbimeve menaxheriale teknike etj. Për arsye të boshllëqeve ligjore, as administrata tatimore në Shqipëri dhe as kompanitë lokale nuk kanë pasur mundësi të ndalonin apo ndryshonin diçka në lidhje me këto pagesa. Tashmë ligji i ri mbi Transferimin e Çmimit bën të mundur që këto lloj pagesash të jenë sa më të monitorueshme, të dokumentuara dhe domosdoshmerisht më afër normave të tregut duke mos renduar mbi performancën e kompanive lokale apo atë të shtetit shqiptar.” – deklaroi Olindo Shehu, Partner i Taksave dhe Çështjeve Ligjore të Deloitte Albania dhe Kosova.

Kosto të alokuara, tarifa menaxhimi, tarifa shërbimi, tarifa teknike dhe shumë transaksione të tjera janë kosto të zakonshme që iu faturohen degëve apo filialeve të kompanive ndërkombëtare në Shqipëri nga mëmat apo palë të tjera të lidhura me to. Legjislacioni i Transferimit të Çmimit është baza ligjore që iu bën të mundur Drejtorëve financiare dhe bankare t’i mbajnë nën kontroll këto kosto, duke ruajtur performancën e tyre, përpara se të ajo të dobësohet nga kostot shpesh edhe të mbingarkuara nga palë të lidhura.

Olindo Shehu mendon se zbatimi i këtij ligji do të jetë një sfidë më vete për institucionet e linjes Trasferimi i Çmimit është një nga legjislacionet më të sofistikuar në nivel ndërkombëtar dhe mungesa e njohurive bazë, informacioneve krahasuese apo eksperincës së aktorëve kryesore në lidhje me këtë ligj kanë për të qenë disa nga pengesat më kryesore për implementim efektiv të këtij legjislacioni. Megjithatë, benefitet nga mirëadministrimi i Transferimit të Çmimit mund të jenë shumëplanëshe për ekonominë vendase në përgjithësi dhe pozitve në shumë aspekte për kompanitë specifike. “Zbatimi i ligjit mbi Transferimin e Çmimit do të ndihmojë jo vetëm filialet e kompanive ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri, por do jenë gjithashtu një mburojë e mirë për të mbikqyrur shumat e kapitalit që dalin jashtë vendit. Për rrjedhojë fitimet e tatueshme të këtyre kompanive mund të rezultojnë dhe në më shumë te ardhura me burim shqiptar që do të qendronin në vend. Kjo do të mundësonte një stabilitet ekonomik më të madh dhe të ardhura shtesë në buxhetin e shtetit pa patur të nevojshme rritje të shkallës tatimore dhe pa dobësuar performancën e kompanive lokale.” – shtoi Olindo Shehu.

Duke parë rëndësinë e këtij legjislacioni institucionet shteterore dhe Deloitte Albania ka ngritur një ekip të dedikuar për shërbimet e lidhura me Transferimin e Çmimit, të asistuar edhe nga ekspertët më të mirë të kësaj fushe në rajon. Ky ekip ka filluar tashmë të asistojë dhe këshillojë degët dhe filialet e kompanive ndërkombëtare në Shqipëri duke vepruar si partnerë të besueshëm në lidhje me Transferimin e Çmimit me qëllim ruajtjen e performancës lokale dhe gjithashtu duke respektuar legjislacionin vendas.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button