Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 14 May 2026
S&P 500 7,444 ▲0.58%
DOW 49,693 ▼0.14%
NASDAQ 26,402 ▲1.2%
NAFTA 100.75 ▼0.27%
ARI 4,703 ▼0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
₿ CRYPTO
BTC $79,560 ▼ -1.67% ETH $2,259 ▼ -2.16% XRP $1.4316 ▼ -1.81% SOL $90.9100 ▼ -4.26%
S&P 500 7,444 ▲0.58 % DOW 49,693 ▼0.14 % NASDAQ 26,402 ▲1.2 % NAFTA 100.75 ▼0.27 % ARI 4,703 ▼0.08 % S&P 500 7,444 ▲0.58 % DOW 49,693 ▼0.14 % NASDAQ 26,402 ▲1.2 % NAFTA 100.75 ▼0.27 % ARI 4,703 ▼0.08 %
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
14 May 2026
Breaking
roze

Dënohet me 2 vite burg këshilltari që furnizoi Matthew Perry me ketaminë

Një këshilltar rehabilitimi nga varësia, i cili furnizonte me ketaminë aktorin Matthew Perry, u dënua me dy vite burg.

56-vjeçari Erik Fleming pranoi fajësinë në vitin 2024 për komplot me qëllim shpërndarjen e ketaminës dhe për shpërndarjen e substancës që çoi në vdekje ose dëmtime të rënda trupore. Sipas autoriteteve, ai kishte lidhur Perry-n me trafikanten e drogës Jasveen Sangha.

Prokurorët deklaruan se Sangha njihej si “Mbretëresha e Ketaminës” për shkak të stilit luksoz të jetesës dhe udhëtimeve të shpeshta. Muajin e kaluar ajo u dënua me 15 vite burg.

Ndihmoi në shpërndarjen e 51 flakonëve me ketaminë

Sipas dokumenteve gjyqësore, Fleming ndihmoi në shpërndarjen e 51 flakonëve me ketaminë për Matthew Perry-n në tetor të vitit 2023, përfshirë edhe dozën që shkaktoi vdekjen e aktorit.

Gjatë seancës në një gjykatë federale në Los Angeles, Fleming i tha gjyqtares Sherilyn Peace Garnett:
“Është vërtet një makth nga i cili nuk mund të zgjohem. Më përndjekin gabimet që kam bërë.

Pak para shpalljes së dënimit, ai kishte dërguar një letër në gjykatë, ku përshkruante betejën e tij me varësinë dhe shprehej se ishte “i shkatërruar nga dhimbja dhe turpi” kur mësoi për vdekjen e aktorit.

“E dija çfarë kisha bërë, kërkoj falje”

“E dija çfarë kisha bërë dhe e kuptoja sa dhimbje do t’u shkaktonte vdekja e tij njerëzve që e donin”, shkroi ai.

“Familjes së Matt-it i kërkoj sinqerisht falje për sjelljen time të pajustifikueshme në këtë çështje. Marr plotësisht përgjegjësi për veprimet e mia kriminale. Shpresoj që dënimi im të sjellë një masë drejtësie dhe paqeje për të gjithë ata që e donin Matt-in.”

Matthew Perry vdiq në moshën 54-vjeçare më 28 tetor 2023, pasi u gjet i pajetë në xhakuziun e shtëpisë së tij në Los Angeles, pas një mbidoze aksidentale droge. Aktori kishte vite që përballej me probleme të varësisë, me periudha rikthimi dhe rehabilitimi.

Vdiq nga efektet akute të ketaminës

Sipas raportit mjeko-ligjor, vdekja e tij u shkaktua nga efektet akute të ketaminës, e cila përdoret edhe si anestetik kirurgjikal, ndërsa mbytja u regjistrua si shkak dytësor i vdekjes.

Në letrën drejtuar gjykatës, Fleming tha se ishte certifikuar si këshilltar rehabilitimi pas viteve të bisedave me persona të varur mbi rrugëtimin e tij të rikuperimit. Ai shtoi se e kishte takuar Perry-n disa herë dhe i njihte problemet e tij, por në tetor 2023 ndodhej edhe vetë “në mes të një rikthimi” dhe ishte “i dëshpëruar” për para.

“Furnizova Matthew Perry-n me ketaminë sepse doja para dhe sepse besoja se po ndihmoja një mik”, shkroi ai. “Nuk e imagjinoja kurrë rezultatin më të keq të mundshëm.”

Autoritetet thanë se Fleming ua zbuloi hetuesve përfshirjen e Sangha-s po atë ditë kur e gjetën në shtëpinë e motrës së tij, disa muaj pas vdekjes së aktorit.

“Ua dorëzoi në pjatë”

Avokati i tij, Robert Dugdale, deklaroi në gjykatë se klienti i tij “ua dorëzoi në pjatë ‘Mbretëreshën e Ketaminës’”.

“Ata nuk kishin asnjë ide se kush ishte deri atë ditë”, pretendoi ai.

Mbrojtja kishte kërkuar një dënim me tre muaj burg federal dhe tre vite mbikëqyrje me kusht. Fleming, i cili kishte qëndruar i lirë me garanci për rreth dy vite, mori urdhër të dorëzohej te autoritetet brenda 45 ditëve të ardhshme për të vuajtur dënimin.

Fleming ishte i pari nga pesë të akuzuarit që pranoi fajësinë për çështjet që lidhen me vdekjen e Matthew Perry-t, në gusht 2024, përpara se arrestimet të shpalleshin zyrtarisht.

Ai është i katërti nga pesë të pandehurit që dënohet, pas Sangha-s dhe mjekëve Salvador Plasencia dhe Mark Chavez.

Dënimet e të përfshirëve të tjerë

Plasencia u dënua me dy vite e gjysmë burg për furnizim të paligjshëm me ketaminë ndaj Perry-t në javët para vdekjes së tij, ndërsa Chavez u dënua me tetë muaj arrest shtëpie pasi pranoi se i kishte shitur ketaminë Plasencias.

Kenneth Iwamasa, asistenti personal i aktorit që jetonte me të, pritet të dënohet në maj.

Matthew Perry u bë i njohur në mbarë botën përmes serialit Friends, ku luante përkrah David Schwimmer, Lisa Kudrow, Courteney Cox, Jennifer Aniston dhe Matt LeBlanc.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.