☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,352 ▼ -0.83% ETH $1,992 ▼ -1.48% XRP $1.3218 ▼ -1.83% SOL $81.4200 ▼ -2.44%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Depozitat në euro shënojnë rritjen më të lartë në gjashtë vjet

Shifrat tregojnë se depozitat në euro janë rritur ndjeshëm si në segmentin e individëve, ashtu edhe në atë të bizneseve. Depozitat në euro të individëve në fund të vitit të kaluar arritën shumën e 4.06 miliardë eurove, me një rritje vjetore prej 15.7%. Individët vazhdojnë të jenë dominues në strukturën e depozitave në euro, me 75% të totalit të tyre.

Rritja ishte edhe më e lartë në segmentin e biznesit, ku depozitat kaluan pragun e 1 miliardë eurove, në rritje me 30.5% krahasuar me fundin e vitit 2020. Rritja e gjendjes së depozitave të biznesit tregon një përmirësim të ndjeshëm të gjendjes së likuiditetit gjatë vitit të kaluar. Kjo u reflektua edhe në një ngadalësim të kredisë afatshkurtër për qëllime likuiditeti që bizneset kanë marrë nga sektori bankar.

Struktura e depozitave në euro sipas maturitetit po dominohet gjithnjë e më shumë nga llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat. Pesha e tyre në fund të vitit të kaluar arriti në 61% të totalit, nga më pak se 57% që kishte qenë një vit më parë. Kjo është një tendencë që po vërehet te depozitat në të gjitha monedhat. Për shkak se interesat janë në nivelet më të ulëta historike, depozituesit nuk kanë shumë leverdi t’i mbyllin paratë në depozita me afat, por preferojnë t’i mbajnë në llogari rrjedhëse apo depozita pa afat.

Rritja e depozitave në euro është një tregues i shtimit të prurjeve valutore në ekonominë shqiptare. Kjo tendencë është reflektuar edhe në kursin e këmbimit valutor, me euron që në fund të dhjetorit preku nivelet më të ulëta në kursin e këmbimit me lekun që prej vitit 2007.

Deficiti i llogarisë korente për 9-mujorin 2021 pësoi rënie me 29% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Lehtësimi i kufizimeve dhe hapja e ekonomisë ndikoi pozitivisht në bilancin e të ardhurave nga shërbimet edhe turizmi, ndërsa remitancat vijuan rritjen. Një kontribut të lehtë në rritje dha edhe llogaria financiare, me investimet e huaja direkte, që u rritën me 1.1%.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.