Kosova

Deputetët e AAK-së nënshkruajnë Kodin etik

Deputetët e Grupit parlamentar të AAK-së kanë nënshkruar Kodin etik, me anë të së cilit pranojnë përgjegjësinë e tyre për të ruajtur besimin e publikut, duke kryer detyrat e tyre me ndershmëri dhe integritet, duke respektuar ligjet në fuqi dhe institucionin e Parlamentit të Kosovës.

deputet-euml-t-e-aak-s-euml-n-euml-nshkruajn-euml-p-euml-r-pun-euml-t-euml-ndershme_hdDonika Kadaj Bujupi tha se qëllimi i nënshkrimit të këtij kodi është rritja e transparencës dhe llogaridhënies në raport me qytetarët, zbatimin e ligjit dhe respektimin e institucionit të kuvendit.

“Kjo nismë është një përpjekje të punohet në kthimin e besimit të qytetarëve përmes veprimeve konkrete. Kodi është në përputhje të plotë me ligjet në fuqi dhe rregulloren e kuvendit. Mirëpo është një nismë shtesë me qëllim të avancimit të demokracisë dhe punëve e llogaridhënies në raport me qytetarët”, tha Kadaj.

Ata thanë se me këtë do të përdorin influencën e tyre për të quar përpara të mirën e përbashkët te popullit te Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button