☁️
Tiranë 9°C · Vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲0%
ARI 5,062 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,043 ▲ +1.76% ETH $2,136 ▲ +2.31% XRP $1.4257 ▲ +2.16% SOL $89.7600 ▲ +2.87%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲0 % ARI 5,062 ▲0 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲0 % ARI 5,062 ▲0 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Politika

Deputeti i Bundestagut, Thorsten Frei viziton Partinë Demokratike

Deputeti-gjerman-i-CDU-Thorsten-Frei-vizitoi-Partinë-Demokratike-ku-u-prit-nga-deputetët-Genc-Pollo-dhe-Gerti-BogdaniPartia Demokratike, ka publikuar të dielën në faqen e saj zyrtare, vizitën që deputeti gjerman i CDU, Thorsten Frei ka bërë në Partinë Demokratike, ku është pritur nga deputetët, Genc Pollo dhe Gerti Bogdani.

Gjatë takimit në selinë e Partisë Demokratike, u fol për bashkëpunimin mes dy forcave politike të qendrës së djathtë që i përkasin Partisë Popullore Europiane,  gjendjen politike në Shqipëri si dhe perspektivën europiane të vendit. Deputeti i CDU-së, Frei shprehu dëshirën për mbajtjen e zhvillimin e kontakteve dypalëshe në të ardhmen.

Ndërsa, deputeti i PD-së, Pollo pasi falenderoi deputetin gjerman për përkrahjen në dhënien e statusit kandidat dhe duke shpresuar se “do të vijojë hapja e negociatave në kohën më të afërt të mundshme”.  Sipas deputetëve demokratë, pengesë për këtë janë, cënimi i shtetit ligjor, i konsensusit politik, zaptimi i pushteteve të pavarura dhe joqeveritare si KLD, ILDKP, AMA, AMF, kompetencat e Presidentit, destabilizimi i administratës publike dhe emërimi në poste kyçe i personave të dënuar për krime të rënda dhe depërtimi i tyre edhe në Kuvend, siç e dëften incidenti i deputetit socialist Arben Ndoka.

Partia Demokratike mbetet forcë politike proevropiane që do të përkrahë në Kuvend çdo reformë që i shërben integrimit europian, u shpreh Pollo.

Deputeti gjerman Frei, shoqërohej nga ambasadori gjerman Hoffman dhe shefi zyrës së fondacionit Adenauer në Tiranë Dr. Schrappel.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.