☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.79 ▼3.85%
ARI 4,536 ▲3.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,593 ▼ -0.28% ETH $2,158 ▲ +0.39% XRP $1.4158 ▼ -1.05% SOL $90.9500 ▼ -0.43%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.79 ▼3.85 % ARI 4,536 ▲3.05 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.79 ▼3.85 % ARI 4,536 ▲3.05 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Deputeti i PS: Pa Berishën nuk shtyhet më

Mungesa e ish-kryeministrit dhe ish-kreut të PD-së, Berisha në sallën e Kuvendit, teksa nisi seanca e radhës plenare duket se ka shqetësuar deputetin e PS-së, Artan Gaçe. Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, ai theksoi se “seancat pa të nuk shtyhen më”.

“Prej tre javësh Berisha mungon në Kuvend, nuk shtyhet më pa të, është rutinë”- ka theksuar ai, në fjalën e tij që ia kishte kushtuar të gjithën asaj që e ka quajtur katandisje e PD-së.

“Si tu katandis partia o Sali, i more nga hiçi i bëre politikanë, ministra u dhe prona, i bëre milionerë, u le selinë më të madhe në Evropë, u tërhoqe për t’i hapur rrugë që të pavarësoheshin dhe për dy vjet shiko se ku përfundoi. Lideri bën mbledhje në kioska bastesh e sufllaqesh, si mund të pretendojë pushtet ai kur tubimin e ka me 50 vetë, aq sa kishte Saliu makina që e shoqëronin”- tha Gaçe.

Ai ka ironizuar më tej me takimet e Bashës, duke thënë se nuk është i aftë të mbledhë njerëz.

“Si u katandis partia o Sali, dridhet PD nga embrioni i partisë së Bojaxhiut, edhe grekët nuk të ndihmojnë dot më. Mbetën duke shpresuar a do bjerë ndonjë PD-ist, ose LSI-ist nga qielli, a e hapi Blushi partinë apo jo, a janë në humor Rama me Metën apo nuk janë. E keni mbushur grupin me socialistë të pakënaqur, ndonjë demokrat a do përfaqësoni. Ti je politikani më me eksperiencë në vend, ia ke dalë i vetëm kundër të gjithëve, tani ka filluar të ngjisë teoria se në 2017 do rimarrësh kontrollin mes Nishanit”- tha ai.

Sipas tij, mungesa është shqetësim, pasi “po na vini në gjumë qeverinë, më shumë oponencë po na bën Blushi se gjithë demokratët.  Tre parti të reja u hapën, mos hapen ndonjë e katërt dhe ju përzë në bllok nga kuvendi”- tha ai.

Pas tij ka reaguar kreu i grupit demokrat, Paloka

Paloka: E uroj Gaçin që sot arriti të lexojë rrjedhshëm fjalën e kryetarit të vet Rama, që mesa duket e ka përgatitur pas dy fjalimeve të fundit ku gaboi ideologjikisht.

Sa për atë ku është katandisur PD, i vëmë në peshore ata që drejtojnë PD dhe PS, por kjo do kohën e vet.

Rama le ti mbajë vetë këto fjalime, të deklarojë si do i marri Akropolin Greqisë e të tjera ëndrra që i sheh natën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.