☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.65 ▼4.01%
ARI 4,510 ▲2.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,593 ▼ -0.28% ETH $2,158 ▲ +0.39% XRP $1.4158 ▼ -1.05% SOL $90.9500 ▼ -0.43%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.65 ▼4.01 % ARI 4,510 ▲2.44 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.65 ▼4.01 % ARI 4,510 ▲2.44 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Deputetja demokrate sulmon Preç Zogajn: Njeri pa shtyllë kurrizore, humbja ka targën tënde

Ish-deputetja demokrate Albina Deda ka reaguar ashpër sot kundër kandidatit te PD-se, Preç Zogaj, i cili teksa analizoi situatën zgjedhore theksoi se “siç erdhën punët, PD më mirë të shkonte në ‘luftë’ me PS sesa me marrëveshje.

Me një shënim në faqen e saj në Facebook, Deda shpërthen ne akuza ndaj Zogajt, duke e quajtur pa shtyllë kurrizore, njeri që prej 25 vitesh vetëm është përdredhur.

Deklarata e Dedes

Prej kohesh kam demonstruar qendrimin tim qytetare si demokrate kunder zerave brenda PD-se qe mllefuan pa pushim kunder lidershipit Basha duke shfrytezuar nje kontekst politik e njerezor i cili i ka sjelle jo pak kosto forces politike ku me deshire e idealizem kemi aderuar.

Koha e faktet po konfirmojne se ulerimat ne emer te demokracise te grupit anti-Basha jane kopje shemtire te koheve te lashta te herezise.

Por çudia qe me se pakti me çudit eshte reagimi i sotem po aq pervers e kontravers i Preç Zogajt i cili u rrjeshtua me ane te sofizmave te tij antianalitik kunder z.Basha.

Kjo ne malesi nuk eshte veç paburrni por thjesht fare tradheti. Zogaj me perdredhjet e tij 25 vjecare ne fakt ka deshmuar se i mungon shtylla kurrizore si njeri, politikan, analist e politolog.

Ai sa here zhagitet e jargitet per pushtet ne mungese te doktrines qe duhet te kete nje personalitet. z.Basha e nominoji ate ne listen e qarkut Lezhe ne nje vend jo pak te lakmueshem per nje njeri me ideal te qendrueshem.

Une dhe gjithe demokratet natyrisht e njihnim por i beme fushate por vete personaliteti i tij i konsumuar e i dyzuar beri qe ai te humbe shansin. Kjo humbje ka thjesht targen tende Prec Zogaj!

Po ashtu prononcimi jot i sotem dekonspiron, se karriera e semure dhe aspak refleksioni te riktheu ne PD. Per te gjithe ne, gjithe demokratet dhe natyrisht edhe per kryetarin Basha ky eshte nje mesim i madh.

Nese do ta perkufizoja kimikisht qendrimin tend or Preç do te perfundoja me nje fjali: ”Riciklimi i te ricikluarve eshte ne kushtet e pamundesise”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.