☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,393 ▼ -0.48% ETH $1,995 ▼ -0.78% XRP $1.3172 ▼ -1.91% SOL $81.6000 ▼ -1.37%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

”Der Spiegel”: Greqia dhe Rusia pranë një marrëveshjeje energjetike me vlerë pesë miliardë euro

Greqia planifikon që të nënshkruajë një marrëveshje energjetike me Rusinë, në ndërkohë që Moska do t’i parapaguajë Athinës tre deri pesë miliardë euro në kuadër të projektit për ndërtimin e një pjese të gazsjellësit “Turk Stream” në territorin grek, njoftoi revista gjermane “Der Spiegel”.

“Marrëveshja do t’i mundësojë Greqisë që të ballafaqohet me gjendjen e komplikuar në të cilën ra për shkak të zvarritjes së negociatave me BE-në për ristrukturimin e borxhit”, tha për revistën një përfaqësues i partisë së majtë radikale greke, SYRIZA.

Rusia do t’ia parapaguajë Greqisë shumën nga të ardhurat nga tranziti i gazit rus në territorin e saj në rrugën drejt Evropës Qendrore.

Ministri grek i Energjetikës, Panajotis Lafazanis, i cili më 30 mars kishte takime me kolegun e tij rus Aleksandar Novak dhe me drejtorin e “Gazprom”-it Aleksei Miler, tha se për javën e ardhshme është parashikuar nënshkrimi i marrëveshjes midis Greqisë dhe Rusisë për ndërtimin e gazsjellësit në territorin grek.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.