🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,649 ▼ -1.67% ETH $2,217 ▼ -0.94% XRP $1.3314 ▼ -1.48% SOL $82.4700 ▼ -2.33%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Opinion

Dera e gjyshes Dhora dhe e majta

AHMET DURSUN

Ahmet DursunPlakës iu duk si kishë mormone! E bardhë, e thjeshtë, me një kat.

Ngriti kokën të shihte kryqin mbi çati!

E habitur u kthye nga Ai, iu kryqëzuan shikimet.

– Hë si të duket gjyshe? – e pyeti. – Si e rilindur po më ngjan sot!

– Nothing else matters, – iu përgjigj shkurt gjyshja!

U afruan te dera, i dridheshin duart … pak ndrojtje, pak pleviti, helbete edhe pleqëri.

– Jo! Jo, ashtu mbyllet, ktheje çelësin ndryshe, – i tha. Majtas hapet dera, djathtas mbyllet. Dhe mbaje mend këtë, gjithçka majtas hapet, djathtas mbyllet …

Hyn brenda.

Edhe unë në Tiranë u gëzova aq sa të dy!

Kur e përcolli, i hodhi një kanë me ujë mbrapa …

– Ujë të të venë punët, biri i nënës!

Mes uratash e lutjesh hyri në shtëpinë e re. U errësua, i erdhi për të fjetur, mbylli derën.

Në mëngjes donte të dilte e iu kujtua: majtas hapet, djathtas mbyllet.

Gjithnjë gjithçka!

Provo çelësin majtas, hiç … provo hiç! Njëherë, dy herë, tri herë!

Gjyshja ngeli brenda!

Më dërgoi mesazh. E mora.

– Ç’të bëj? S’po hapet dera! Delet më presin t’i kullos, – tha.

Më bëri edhe një furçë me këtë rast: “Ti je i jashtëm, si t’ia bëj se dua të dal?” – më pyeti.

– Asgjë moj gjyshe, – i thashë duke qeshur. Bëj edhe ti si Kaçi, Shpëtimi, Toma e shumë të tjerë. Për të hyrë ktheje çelësin majtas, e për të dalë djathtas!

– Oh my gosh, – bërtiti dhe ma mbylli e shqetësuar se mos më mbaronte kreditet e telefonit.

Nëse për të hyrë nga një derë, duhet ta kthesh çelësin majtas, për të dalë prej asaj dere nevojitet ta rrotullosh djathtas … Kjo, për çdo derë është kështu.

Unë do të doja që dyert e së majtës në Shqipëri, të mos ishin me çelësa, dryna apo frëngji!

Hyrja e lirë, dalja akoma më e lirë!

Unë, kështu do ta doja …

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.